Panorama Plus/ Me një buzëqeshje dhe pa asnjë siklet, Adrola Dushi uroi publikisht Filloreta Raçin e njohur si Fifi dhe ish-bashkëshortin e saj Adis Patushi për romancën e tyre.
Ish-bashkëshorti i modeles, me të cilin ajo ka një djalë, ka nisur prej disa muajsh një lidhje me këngëtaren e njohur, ku çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar për publikun dhe shpesh herë ndajnë foto apo video romantike së bashku.
E pyetur nëse është në një marrëdhënie, Adrola refuzoi të jepte një përgjigje duke thënë deklaratën tipike: “Jam në dashuri me veten”.
Adrola ndau edhe një histori të para shumë viteve me një djalë në Tiranë. Ajo tha se e ka shumë bezdi ta prekin njerëzit. “Në 2004 dikush erdhi më preku. Kisha dhe një shishe në dorë. Jam nisur por nuk e godita dot. Por do bëja skandal. U nisa për ta shkëlyer.”-tregoi Adrola.
Pavarësisht se duket shumë e buzëqeshur, në fakt kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë. Adrola tha se ka kaluar shumë gjëra jo të mira që e kanë ndihmuar të rritet. “Shumë gjëra jo të mira kam kaluar para pak kohësh. Por tani ndihem më e rritur më e fortë dhe deridiku e parrëzueshme.”-tha ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al