Adriatik Llalla largohet në dhjetor? Flet për herë të parë Lulzim Basha

Nov 6, 2017 | 18:52
SHPËRNDAJE

Qeveria dhe opozita priten që të përfshihen në një tjetër përplasje, këtë herë për mandatin e Kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Mandati i Llallës përfundon në datë 4 dhjetor, por ende nuk kanë nisur procedurat për Kryeprokurorin e ri, pasi ka një vakum institucional.

bashaaaaaaaa

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka ‘zbuluar’ qëndrimin e PD për mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili mbaron më 4 dhjetor të këtij viti dhe pritet të shkaktojë një përplasje të fortë mes opozitës dhe mazhorancës.

“Mandati i kryeprokurorit është zbatimi i ligjeve dhe cdo hap për të vendosur kthetrat e narko-mafies do të përballet me opozitën. Rama ka hallin e Tahirit dhe të tjerëve dhe në funksion të ndalimit.

Qëndrimi ynë është zbatimi pikë për pikë i Kushtetues dhe ligjeve dhe çdo hap për të vendosur mafia në prokurori do përballet me ne. Rama ka hallin e Tahirit, nuk ka hall mandati. Në funksion të ndalimit të hetimit për Tahirin është gati t’i thotë këmbës dorë dhe e kundërta. Qëndrimi ynë është respekti i plotë i Kushtetutës. Nuk lejojmë asnjë tentim të kapjes së Prokurorisë, ” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura