“Adriano, do të kisha dashur të isha si ti”, Lukaku i thur elozhe perandorit

May 7, 2021 | 23:18
SHPËRNDAJE

“Do të kisha dashur të isha ashtu si ti. Faleminderit për fjalët e bukura, je më i miri. Perandor”. Me këto fjalë, të publikuara në profilin e tij “Instagram”, Romelu Lukaku ka përshkruar fotografinë që e portretizon së bashku në një videotelefonatë me Adrianon, ish-interist dhe njëri prej lojtarëve nga i cili sulmuesi belg është frymëzuar.

Lukaku Adriano

Vetë Adriano më pas i është përgjigjur: “Ti më ngjason, ke forcë dhe cilësi. Je një idhull për mua”. Kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i këtij edicioni të Serisë A dhe Interi ndërkohë është shpallur kampion i Italisë, duke lënë prapa konkurrencën. Romelu Lukaku ndodhet i dyti në klasifikimin e golashënuesve të kampionatit, prapa Kristiano Ronaldos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura