Adrian Gaxha kujton ish të dashurën Luana Vjollcën “Nuk ekziston asnjë vajzë tjetër” (VIDEO)

Jul 2, 2015 | 10:35
SHPËRNDAJE

Adrian Gaxha i cili po korr sukses me këngën e tij më të fundit ‘Kalle’ ka folur më shumë për projektet e tij muzikore por edhe për jetën private në një intervistë për Pink Report.

Ai është shprehur se në projektet e ardhshme përfshihen dy këngë të reja të cilat do ti rikthejnë në bashkëpunim me Lindonin dhe Florianin.

I pyetur sa i përket jetës sentimentale, e cila ka qenë mjaft e komentuar për këngëtarin Adriani ka theksuar se në jetëne tij aktualisht nuk është asnjë vajzë.

Ai kujtohet për lidhjen me prezantuesen Luana Vjollca dhe thekson se lidhjet e kaluara janë të mbyllura dhe në këto momente ai ndihej mjaft mirë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura