Adoleshentja ukrainase tregon tmerrin e luftës: Rusët më vranë babanë, më qëlluan në krah dhe në kofshë. Bëra si e vdekur që të shpëtoja

Aug 23, 2022 | 23:39
SHPËRNDAJE

14-vjeçarja Dasha Pivtoratska është si fëmijët e tjerë të moshës së saj. Ajo dëshiron të bëhet koreografe, ndan video përmes TikTok dhe ka pasion kafshët e saj shtëpiake.

ukraine-russia-war-teen-rape-03-abc-llr-220823_1661274869547_hpEmbed_16x9_992

Por, pasi u përball me kujtimet e pushtimit rus të qytetit të saj të lindjes në Ukrainë, një fshat afër Kievit me emrin Katyuzhanka, Dasha rikthen traumat që e dallojnë atë nga fëmijët e tjerë të moshës së saj.

Lufta në Ukrainë ka prekur fëmijët në mënyra të thella dhe të pallogaritshme. Tre milionë fëmijë brenda vendit dhe më shumë se 2 milionë fëmijë që jetojnë si refugjatë kanë nevojë për ndihmë humanitare, sipas UNICEF-it . Agjencia ka raportuar gjithashtu se rreth 1000 fëmijë janë vrarë ose plagosur gjatë rrjedhës së luftës, e cila do të arrijë kufirin e saj gjashtëmujor të mërkurën. Dasha po udhëtonte në makinë me të atin, për në shtëpi, kur ushtarët rusë hapën zjarr ndaj automjetit të tyre.

“Të shtënat e para goditën serbratorin pastaj xhamin e përparmë. Babai im filloi të ecte mbrapsht, e ata filluan të qëllonin nga kudo”, shprehet ajo për Abc News.

Makina mori flakë dhe Dasha me babain iu desh të linin makinën. Ajo vrapoi te një makinë tjetër dhe aty u qëllua. Ajo u godit nga plumbat në krah dhe kofshë teksa zvarritej.

ukraine-russia-war-teen-rape-02-abc-llr-220823_1661274869542_hpEmbed_16x9_992“Rreth dhjetë minuta më vonë ata erdhën tek unë. Ata më goditën në këmbë dhe gati kisha rënë e vdekur. Më pas ata u larguan.  Nuk kuptova pothuajse asgjë. Isha e tronditur. Nuk ndjenja as dhimbje. Isha e mpirë”, shprehet Dasha.

Më në fund ajo u shpëtua nga gjyshi i saj dhe në një moment kuptoi se babai i saj ishte vrarë.

“E doja shumë, shumë”, tha ajo, duke shtuar se kohët e fundit ishte afruar më shumë me të. “Kam kaluar shumë kohë me të,” tha ajo. “Kemi biseduar për tema të ndryshme. Ai ishte i vetmi me të cilin mund të flisja. Vetëm ai mund të më mbështeste kaq shumë.”

Dasha përfundimisht do t’i nënshtrohet një operacioni në plagët që ka marrë nga plumbat.

Pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të ëndërrojë të punojë si koreografe, të studiojë koreografinë në shkollë pas klasës së nëntë dhe më pas ta mësojë atë.

Dhimbja nga plagët e plumbave është e vogël në krahasim me ankthin e humbjes së një anëtari të familjes.

“Është e vështirë sigurisht,” tha ajo gjatë intervistës. “Por s’ke çfarë bën”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura