Adoleshenti vret me armë kushëririn, policia arreston edhe babanë sepse…

Aug 20, 2018 | 12:11
SHPËRNDAJE

16-vjeçari A.N. po dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie për te vrarë kushëririn e tij 24 vjeç. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Gjilan. Polica ka arrestuar edhe babanë e të dyshuarit kryesor.

skene-krimi-plocia-shirit-696x409

Gazeta Express, me burime brenda policisë në Gjilan, ka mësuar se vrasja që ka ndodhur të dielën në Verbicë të Zhegocit, në Gjilan, ka qenë si rrjedhojë e një kacafytje që viktima kishte pasur me dy të dyshuarit për kryerjen e krimit.

Kjo, sipas Policisë ka ndodhur për motive të dobeta. “Dyshohet se kësaj ngjarjeje të rëndë t’i kenë paraprirë mosmarrëveshjet dhe motivet e ulëta që kanë pasur në mes vete viktima dhe të dyshuarit. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë në vazhdim”, ka njoftuar PK-ja në Gjilan përmes një kumtese.

E në këtë kumtesë Policia ka dhënë detaje për viktimën dhe të dyshuarit.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar dhe fatkeqësisht vetëm ka mundur ta konstatojë se viktima A.N. (1994), ka qenë pa shenja jete, dyshohet nga shkrepja e armës së zjarrit. Policia ka arritur që ti arrestoj dy të dyshuarit shqiptar shtetas të Kosovës banor rezident të fshatit Verbicë e Zhegocit B.N. (1971), si dhe A.N.(2002) ata janë sjellë në stacion policor, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pushkë e gjuetisë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, thotë njoftimi.

Gazeta Express ka mësuar se 16-vjeçari A.N. po dyshohet të ketë qenë personi që ka shtënë me pushkë gjuetie për ta vrarë kushëririn e tij 24 vjeç.

“Janë identifikuar disa dëshmitarë okularë, të cilët, po ashtu, janë intervistuar nga ana e hetuesve policorë, kurse në ndërkohë në vendngjarje ka ardhur prokurori i shtetit dhe IML-ja të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit, trupin e pajetë të viktimës e kanë dërguar për autopsi”, thotë kumtesa e PK-së.

Dy të dyshuarit janë në ndalim policor për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura