Adoleshenti qëllon me pushkë ndaj banesës së 17-vjeçares, sherri mes tyre pasi i riu hapte adresa false në internet në emër të saj

May 7, 2021 | 10:31
SHPËRNDAJE

pjimage - 2021-05-07T103351.624

Fiksimi ndaj një vajze i ka kushtuar shumë një adoleshenti, i cili mund të bëhej shkaktar i një ngjarje të rëndë këtë të premte në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se një 17-vjeçar, ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së një vajze të të njëjtës moshë, pasi më parë ishin konfliktuar.

Blutë bënë me dije se shkaku i sherrit mes dy të rinjve është bërë fakti që në mënyrë të vazhdueshme, 17-vjeçari hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e adoleshentes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut, policia gjeti edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar 17-vjeçari.

NJOFTIMI I PLOTE

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetaseje, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë ndërhyrjes së shpejtë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit mes dy shtetasve, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura