Adoleshenti përplas me motor këmbësorin, humb jetën në spital

Nov 4, 2019 | 20:31
SHPËRNDAJE

Nje aksident me pasoje vdekjen e nje 88 vjeçari ka ndodhur sot ne Divjake.

Sipas policise, sot rreth orës 18:30, në qytetin e Divjakës, dyshohet se shtetasi E.B, 17 vjeç, duke drejtuar një mjet tip motorr, ka goditur një këmbësor, shtetasin N.P, 88 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.ambulance

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura