SALI ONUZI
Jetëshkrimi i Adnand Qatipit, njëri ndër shtatmadhorët e ushtrisë, përshkruan një trajektore të ndritshme, ku spikat suksesi dhe vlerat e larta morale.
Ai ka lindur në dhjetor të vitit 1925, kur familja e tij kishte ardhur në Tiranë nga Dibra e Madhe për t’u shpëtuar masakrave të ushtrisë serbe. I mbetur jetim që 10 vjeç, pasi babai i vdiq herët, kaloi një fëmijëni plot halle e vështirësi ekonomike. Ende i ri, adoleshent, mori pjesë në demonstratat e para të prillit 1939. Me pushtimin e vendit nga fashizmi italian, ndërpreu shkollën që kishte nisur dhe filloi punën si elektricist. Prej aty u bë pjesë aktive e grupeve antifashiste të punëtorëve. Për herë të parë ra në prangat e milicisë fashite në fund të tetorit 1941 dhe më 16 shkurt 1942 doli nga burgu. Bashkë me Myslym Ketën u bënë dy nga protagonistët kryesorë të njësit gueril të kryeqytetit. Kur aktiviteti i tyre u zbulua nga autoritetet fashite, bashkë më Lymin dhe katër të tjerë, në fund të tetorit 1942, u dërguan në zonën e Dajtit (Tujan-Qafë Krrabë). Aty u bënë pjesë e çetës së parë partizane të zonës. Nga dhjetori i vitit 1943 deri në 23 gusht të vitit 1944 ishin pjesë e batalionit “Dajti”, në të cilin Adnan Qatipi ishte caktuar komisar i njësitit të tretë. Dinamika e veprimeve luftarake e detyroi që nga Dajti, me urdhër të depërtonin ilegalisht në Tiranë, për të nxitur mjaft aksione që do t’i krijonin dëme të shumta okupatorit. Në fillim të tetorit 1943, Adnan Qatipi dhe shumë partizanë të batalionit “Dajti” u inkuadruan në Brigadën e 3-të Sulmuese, ku ai mori detyrën e nënkomandantit të batalionit të tretë. Ishte koha kur forca gjermane sulmuan në befasi forcat partizane që po mblidheshin në zonën e Pezës për të përuruar Brigadën e 3 s. Luftimet u bënë të përgjakshme. Në betejën e Arbanës u vranë rreth 50 gjermanë. Katastrofë të jashtëzakonshme, e cilësonte këtë Herman Frank, komandanti i forcave gjermane në këtë operacion.
Në Arbanë, Adnan Qatipi plagoset rëndë në krahun e majtë dhe pas kurimit në Tiranë ilegalisht, pas 12 ditësh, shkoi përsëri në Brigadën në Pezë ku çajnë rrethimin e egër gjerman në fund të nëntorit 1943 dhe kalojnë në zonën e Dajtit. Prej andej kryejnë një marshim të gjatë në Lurë e Dibër të Poshtme dhe kthehet në Gurabardhë e Shëngjergj. Adnan Qatipi e kujtonte herë pas here këtë veprimtari të guximshme dhe ndikimin e saj në goditjen e reaksionit dhe forcimit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare në Veri. Brigada 3s lëvizi nga rajoni i Tiranës në pamundësi për të qëndruar aty përballë operacionit armik të dimrit. Ish një kohë tepër e vështirë. Reaksioni po grupohej kudo nën bajonetat gjermane. Ishin bërë kudo “itifake” për të mos lejuar forcat partizane në fshatrat e tyre. Por Brigada e 3s nga 24 janari deri më 6 shkurt marshoi në një dimër të vështirë, plot dëborë, në një terren tepër malor dhe kaloi nga fshatin në fshat, e pritur nga njerëzit e thjeshte te popullit. Brigada kaloi edhe në zemër të Lurës, kaloi edhe urën e Drinit dhe arriti në Sllovë në këmbë të Korabit. Prej andej pas disa ditësh marshoi për në jug nga ishte nisur dhe më 6 shkurt ishte në Gurabardhë, prej nga do të merrte urdhër të marshonte për Çermenikë. Brigada kreu afër 250 km marshim. Ajo ishte një forcë luftarake e bashkuar, një njësi sulmuese. Çetat e bashkëpunëtorëve të gjermanëve luftonin të veçuara nga njëra-tjetra, dhe brigada i sfidoi, madje edhe i luftoi me sukses. Ky marshim pati ndikimin të madh në popull në një kohë kur gjermanët dhe miqtë e tyre bashkëpunëtorë gënjenin se ishte shuar Ushtria NC. Bashkë me Brigadën ishte dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm, Dali Ndreu. Ai e mori përgjegjësinë për këtë veprim. Nuk diskutohet se edhe emri i tij, i biri i Isuf Xhelilit dhe nip i Elez Isuf Ndreut, nuk mund të mos kishte ndikimin e vet. Në mes të vitit Enver Hoxha, do ta ngrinte atë në komandant të Divizionit IS e Korparmatës IS që u nisën për Çlirimin e Veriut në bashkëpunim me forcat partizane të krahinave përkatëse, po edhe për çlirimin e Tiranës. Brigada 3s është e para njësi e UNC të Shqipërisë që i bie mes përmes Veriut deri në Korab.
Në muajt e parë të vitit 1944, Br.3 s kalon në zonën e lirë të Korçës ku u kompletua dhe mori pjesë në përballimin e operacionit armik të qershorit 1944. Në korrik, Adan Qatipi është me forcat e Brigadës që kalon Shkumbinin dhe ndërmarrin goditje e aksione të forta e të njëpasnjëshme në kryeqytet. Brigada 3s do të merrte urdhër e do të marshonte drejt Matit e Lumës dhe, më 16 tetor 1944, do të çlironte Tropojën.
Me detyrën e zv/komandantit e më pas Adnand Qatipi, Adnand Qatipi, Adnand Qatipi, shtatmadhori i shtatmadhori i shtatmadhori i ushtrisë që i mohuan ushtrisë që i mohuan yllin e gjeneralit yllin e gjeneralit yllin e gjeneralit të komandantit të batalionit në Brigadën e 3s, Adnan Qatipi, si gjithë partizanët e Brigadës, do të merrnin pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës nga Juniku e Peja, deri në Senicë të Sanxhakut.
Më 1947, oficeri Adnan Qatipi shkon për studime të larta në Akademinë e tankeve në Bashkimin Sovjetik, të cilën e përfundoi me diplomë shkëlqyer.
Që në vitin 1951 emërohet komandant i Regjimentit të tankeve “Vojo Kushi” në Tiranë, ku u shqua për nivele të larta organizimi dhe drejtimi profesional. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë gjeneral -lejtnant Petrit Dume shkruante në karakteristikën e tij fjalët: “Oficer besnik, trim, energjik dhe i ndershëm”. Edhe kur u krijua Brigada e parë e Tankeve në vitin 1963, kolonel Adnan Qatipi do të ishte përsëri komandant i saj. Kryeministri Mehmet Shehu, në një rikonicion në zonën e Ishmit me kuadro e lartë të Ushtrisë, papritur i kërkoi kolonel Qatipit të ngrinte në kushtrim Brigadën e tankeve të Tiranës dhe të zinte rajonin afër Ishmit. “Brenda afatit, ndryshe”, …tha Kryeministri. “Po nëse Brigada del..?”, ia ktheu Adnani. “Cfarë?”, e pyet Shehu. “ Yllin e gjeneralit” , kërkoi Adnani. Mehmet Shehu nuk ktheu përgjigje. Brigada e tankeve e plotësoi detyrën parakohe. Heshtja e Mehmet Shehut, do të kuptohej pak javë më vonë. Ishte dimër i vitit 1966 , dhe në mars do të hiqeshin të gjitha gradat në Ushtri, bashkë me to edhe mundësia e merituar për yllin e gjeneralit. Më pas, Adnan Qatipi do emërohej drejtor i tankeve në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai ka qenë organizatori dhe drejtuesi i armës së tankeve të Ushtrisë sonë për më shumë se një dekadë.
Në vitet 1969-1973 ai emërohet drejtor i Drejtorisë së Industrisë ushtarake, e cila ka luajtur një rol të madh në modernizimin e armatimit dhe të bazës materiale luftarake të Ushtrisë sonë në ato vite. Mirëpo, jeta e Adnan Qatipit në Ushtri do të ndërpritej në mënyrë absurde nga një akt i padrejtë në vitin 1974, që e radhiste atë në të ashtuquajturën “kastë ushtarake” dhe e nxirrte jashtë radhëve të Ushtrisë.
Më 1981, Adnan Qatipi del në pension, por nuk do të shkëputej nga jeta e veprimtarit shoqëror. Ai do të zgjidhej kryetar i Organizatës së Veteranëve të LANC-it të Tiranës dhe nënkryetar i Komitetit kombëtar. Në fillim të viteve 1991 e më pas, Adnan Qatipi me disa kolegë të tij veteranë, do të bënin një punë të madhe për reformimin e Organizatës së Veteranëve të LANC-it (më se 30 mijë anëtarë), si një organizatë shoqërore, jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe pluraliste, në një shoqëri demokratike.
I përkushtuar për të ndjekur jetën e shoqërisë shqiptare, Adnan Qatipin dhe shokët e tij prisnin veprimtarët e UÇK, të cilët i njihnin me Luftën ANÇ dhe ndiqnin me shpirt e zemër luftën e tyre heroike. Në gusht 1999, Adnan Qatipi në krye të një delegacioni të Veteranëve të Luftës do të vizitonte Kosovën.
Në udhëheqje të Organizatës së Veteranëve të LANC, Adnan Qatipi ka bërë një punë të madhe për mbrojtjen e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të 29 nëntorit 1944, datës së çlirimit, të përkujtimit të formacioneve partizane etj. Aso kohe u bë e njohur edhe në Europë deklarata e tij se “Askush nuk mund ta fshijë kujtimin e luftës heroike të popullit tonë kundër fashizmit nga librat e historisë dhe nga kujtesa jonë. Askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Ne do të qëndrojmë besnikë ndaj traditës sonë antifashiste”.
Për rreth një dekadë, prej vitit 2001 deri me 2002, Adnan Qatipi ka punuar në Organizatën e veteranëve për Statusin e Veteranit të LANC, me pjesëmarrjen e tij deri në korrigjimin e mangësive të Vendimit të Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë etj. Ka qenë një gjetje shumë e rëndësishme dhe e bukur ideja e tij për institucionalizimin e Pasardhësit të Veteranit të LANC-it si një nismë origjinale e veteranëve shqiptarë për të siguruar trashëgiminë atdhetare të veteranëve të LANC-it.
Më 2003, Adnan Qatipi do të zgjidhet në krye të organizatës së Veteranëve të LANÇ-it të popullit shqiptar. Me kohë veprimtaria e figura e Adnan Qatipit ishin bërë të njohura dhe për organizatat e veteranëve të Europës e më tej. Adnan Qatipi u nda nga jeta me 1 shtator 2010 pas një sëmundje të rëndë. FIR (Federata Internacionale e Rezistencës) e ka vlerësuar Adnan Qatipin si “një përfaqësues i madh i luftës antifashiste në Evropë. Sakaq, ai është vlerësuar më shumë urdhra dhe medalje. Organizata e Veteranëve të LANÇ të Shqipërisë i ka dhënë titullin “Kryetar Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al