Administratori i Vllaznisë komenton episodin e Gjokës: Rasti më i rëndë, uroj të jetë i fundit

Feb 23, 2018 | 19:07
SHPËRNDAJE

Administratori i klubit Vllaznia, Astrit Gjyrezi, në momentin që trajneri Gjoka ka qenë në polici duke rrëfyer ngjarjen, është shprehur i keqardhur për atë që ka ndodhur. Sipas tij, kjo ngjarje rëndon të gjithë shkodranët që nuk po respektohen jabanxhinjtë, ndërsa shprehet se një situatë e tillë kaq e rëndë, mund të rrisë impenjimin dhe motivimin futbollistëve.

“Nuk kemi ndonjë problem të rëndë- sishëm te trajneri dhe kjo është gjëja më kryesore. Çdo qytetar i Shkodrës e dënon si gjest. Urojmë që të jetë rasti i fundit në fushën e sportit!”, është shprehur fillimisht dhe më pas i është përgjigjur interesit të gazetarëve të pranishëm.

Astrit Gjyrezi

Si ndiheni në këtë moment?

Jo unë, por askush në Shkodër nuk ndihet mirë. Kanë ardhur shumë telefonata nga qytetarë dhe sportdashës, edhe për vetë pozicionin që jam si drejtues, nuk ndihem mirë. Është rasti i parë që ndodh në Shkodër dhe shpresoj që të jetë i fundit.

Gjoka është kërcënuar edhe një herë tjetër dhe është shoqëruar me polici. A duhet të jetë më e ashpër Vllaznia në këto raste?

Kjo është më e rëndë se çdo herë tjetër. Nuk mund të them nëse kanë lidhje rastet me njëri-tjetrin, është profesor Gjoka që duhet të tregojë.

Si fenomen?

Është i papëlqyeshëm. Nëse ishte diçka e papranueshme në fillim, kjo është shumë herë më e rëndë. Ne e dënojmë. Rastin, fenomenin si shkodranë, si sportdashës dhe si qytetarë. Pastaj, edhe për sa i përket pozicionit të administratorit të klubit Vllaznia.

gjyrezi

Keni dijeni se kush mund ta ketë bërë?

Nuk e di se kush mund ta ketë bërë. Profesor Gjoka është në polici. Unë ende nuk jam takuar me të.

A keni komunikuar me të? Çfarë ju tha?

Më tha që “shpëtova fatmirësisht mirë”. Kaq. Nuk di më tepër.

Sa e dëmton Vllazninë kjo, për vetë momentin kritik ku ndodhet. Si mund të zbresë në fushë me këtë presion?

Normale që kjo është e rëndë. Jemi përpara një ndeshjeje shumë të rëndë- sishme. Ndoshta, nganjëherë bëhen shkas momente të vështira që të ngrihet më shumë morali i ekipit. Për hir të mundit, djersës dhe sakrificës që bëjnë në stërvitje, mund të mobilizohen dhe të na japin edhe një rezultat pozitiv.

Cili është apeli juaj për të gjithë, kundrejt një rasti kaq të rëndë që i ka ndodhur profesor Gjokës?

Apeli im dhe i çdo shkodrani dhe qytetari është që të ndihmojmë dhe mbështesim sportin, t’i mbështesim trajnerët dhe t’i lëmë që të bëjnë punën e vet. Ata kanë ardhur për t’i shërbyer Vllaznisë. Aq më shumë që janë jabanxhinj dhe duhet t’i nderojmë dhe respektojmë.

Ka dalë nga brenda ekipit?

Nuk mund të them se ka sportist që e bën këtë. Gjithsesi është profesor Gjoka që mund të shprehet. Unë nuk kam dijeni për këtë as se kush është dhe as pse ka ardhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura