Administratori i OSHEE Cela: Kemi falur kamat-vonesat që kanë pasur familjarët, ja çfarë do përfitojnë bizneset

Mar 27, 2020 | 0:00
SHPËRNDAJE

Administratori i OSHEE-së Adrian Cela në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se qeveria ka falur kamat-vonesat që kanë pasur familjarët nga data 31.02.2019.

IMG_20200327_000628

“Është falur kamat-vonesa për debitorët deri më 31.02.2019, pra kamat-vonesa e vitit të shkuar. Janë rreth 91 mijë abonentë, që paguajnë rregullisht. Këtyre iu zerohen automatikisht kamat vonesat. Përvec faljes së kamat vonesës, këta përfitojnë një riskedulim të kamat vonesës. Do të veprohet me to kështu, do paguajnë 20 mijë lekë. Biznesit i falet kamat vonesa dhe do paguajë vetëm principalin. Kemi grup tjetër prej rreth 130 mijë debitorësh, që nuk kanë arritur në akt marrëveshje. Këta kanë afat deri në qershor që të hyjnë në marrëveshje dhe të përfitojnë menjëherë kamat vonesën”, tha Cela.

Adrian Cela theksoi se bizneset nuk do të paguajnë energjinë elektrike për 14 ditë, sepse konsiderohen se për dy javë kanë qenë të mbyllura, për shkak të koronavirusit.

 “Ka shumë abonentë që nuk kemi akses, sepse mund të jenë familjarë që janë karantinizuar etj. Me këtë rast është marrë një vendim, që do bëhet me pjesë referuese, duke paguar abonenti aq sa mesatarisht ka paguar më herët. Ato biznese që janë mbyllur ne kemi llogaritur mesataren e muajit mars dhe nuk do të paguajnë për 14 ditë. Energjia duhet të paguhet. U kemi krijuar lehtësi abonentëve për të paguar energji. Kur të dalin për të blerë dicka, të paguajnë edhe energjinë që konsumojnë ose mund të paguajnë edhe online madje. Duhen paguar paratë e energjisë, sepse duhen kryer edhe pagesa të pagës, se gjithcka shkon zinxhir”, u shpreh Cela.

Më tej, Cela nënvizoi se këta ditë të karantinës, në terren janë 2000 punonjës të OSHEE, për të cilët tha se janë heronj të vërtetë.

“Këta ditë kemi nevojë për suportin e mjekëve dhe infermierëve, që janë heronjtë e vërtetë të situatës. Ne gjatë kësaj periudhe kemi asistuar me energji elektrike, duke ua bërë më të lehtë qëndrimin në karantinë në këtë situatë të vështirë. Janë 2000 punonjës, 2000 heronj mund të quhen që janë në frontin e parë të luftës. Ata punonjës punojnë edhe në orën 9 të darkës në kushtet e karantinimit. Kompania ka marrë të gjitha masat për pajisjen me maska, me doreza, me material dizinfektues. Po respektojmë distancat që janë vendosur. Kemi marrë masa edhe për të mbrojtur klientët që vizitojnë mjediset e kompanisë”, tha Cela.

/BW/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura