Administrata diskriminon komunitete të caktuara? Komisioneri Gajda tregon problemin kyç: Nuk dua të flas me emra, por…

May 28, 2020 | 11:22
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ka raportuar në Parlament punën e bërë gjatë vitit 2019.

gajda 123

I pyetur nga kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi për emra konkretë të drejtuesve të administratës që diskriminojnë komunitete të caktuara, Gajda nuk ka preferuar të flasë me emra, por ka trajtuar fenomenin.

Gajda thekson se problemi kryesor me funksionarët publikë është përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe këtu duhet punuar që kjo të mos vazhdojë për shumë kohë.

Gjuzi: A keni ju emra të drejtuesve të administratës që diskriminojnë komunitete që përbëjnë etnogjenezën shqiptare?

Keni informacione që shumë familje janë gjendur në vështirësi, administratorë të ndryshëm jo vetëm që i kanë përbuzur, por edhe nuk i kanë pritur ata. Keni ju emra?

Robert Gajda: Nuk do doja të flisja më emra, por doja të flisja për fenomenet. Akoma ngul këmbë dhe dua të kem vëmendjen tuaj në fenomenin kryesor që na shqetëson që është përdorimi i gjuhës së urrejtjes. Ky është problemi që kemi me funksionarët publikë. Edhe komentet që bëhen nga popullsia për gjuhën e urrejtjes.

Sa i përket pyetjes së dytë. Kemi pasur shumë sinjalizime, që javë për javë kanë raportuar në shpërndarjen e paketave ndihmuese.

Evidentoj se institucioni ka dhënë dy rekomandime për të përshirë kategori njerëzish si në pagën e luftës apo edhe në shpërndarjen e ndihmave. Pas rekomandimeve dhe reflektimeve nuk kemi pasur denoncime konkrete. Do ishte shumë e dobishme që të kryhej një monitorim gjithëpërfshirës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura