ADISA/ Inaugurohet qendra e parë me “Kolokim”

Nov 16, 2018 | 17:44
SHPËRNDAJE

Sot në Maliq, është inauguruar qendra e parë në rang kombëtar, e njohur ndryshe si qendër me “Kolokim”, e cila do të ofrojë shërbime të standardeve bashkohore të institucioneve qendrore së bashku me shërbimet bashkiake.

WhatsApp Image 2018-11-16 at 16.50.25

E pranishme në këtë aktivitet ishte Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi, Kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, drejtues të ADISA dhe të institucioneve rajonale, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian (BE), partnerë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të shumtë të pushtetit lokal.

WhatsApp Image 2018-11-16 at 16.50.26

Në fjalën e saj, Zëvendëskryeministrja Mesi duke e cilësuar hapjen e kësaj qendre si një tjetër hap të rëndësishëm në reformimin historik të shërbimeve publike, u ndal tek rëndësia që ka ajo për qytetarët e Maliqit.

WhatsApp Image 2018-11-16 at 16.50.27

“Falë bashkëpunimit të ngushtë me Bashkinë e Maliqit, krahas shërbimeve bashkiake, qytetari do të ketë mundësinë të marrë shërbim edhe pranë dy sporteleve ADISA të alokuara brenda zyrës “one-stop-shop” të Bashkisë Maliq. Në total, bëhet fjalë për afro 140 shërbime publike të ISSH, FSDKSH, ZRPP dhe SHKP, si dhe do të sigurohet informacion mbi të gjitha shërbimet publike. Kjo nënkupton kursim kohe dhe parash për banorët e Maliqit, duke i shmangur atyre vajtjen në Korçë në marrjen e këtyre shërbimeve”, u shpreh Mesi.

WhatsApp Image 2018-11-16 at 16.50.28

“Numri i qendrave të tilla, do të jetë në rritje të vazhdueshme: shumë shpejt parashikojmë të hapim qendra të ngjashme edhe në qytetet e tjera të vendit”, shtoi Mesi.

Ndër të tjera, Zëvendëskryeministrja Mesi nënvizoi hapjen e kësaj qendre si një arritje tjetër dhe përpjekje më shumë në jetësimin e vizionit të qeverisë shqiptare për ndryshimin rrënjësor të mënyrës se si ofrohen shërbimet në administratën publike – vizion, i cili është i përqendruar totalisht tek qytetari dhe sipërmarrësi bazuar në parimet kyçe të: aksesit për të gjithë, transparencës dhe cilësisë në ofrimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura