Adi Krasta: Pse Rama po tenton të bëhet si Berisha

Dec 17, 2015 | 21:42
SHPËRNDAJE

Gazetari Adi Krasata ka krahasuar kryeministrin Rama me ish-kryeministrin Berisha, teksa ka folur në emisionin “Rubikon” të KTV-së në Kosovë,

Rishfaqet Adi KrastaSipas Krastës, i cili më parë ka patur një konflikt verbal me kryeministrin Rama, ky i fundit po tenton të kopjojë paraardhësin Berisha.

“Sali Berisha ka qenë i paprekshëm, po ashtu dhe kryeministri Rama është i paprekshëm, e njëjta gjë ndodh dhe në Kosovë, Hashim Thaçi ka qenë i paprekshëm, po ashtu dhe Isa Mustafa tenton të bëhet i paprekshëm”, tha Krasta në Rubikon të KTV-së.

Sipas tij, në Shqipëri lideri nuk vjen vetëm si një qenie pjesë e demokracisë, në Shqipëri ai vjen me klan të vetin dhe se e njëjta është këtu.

“Keni dëgjuar se thuhet se prapa tij qëndron Drenica, Kamenica, Dukagjini, pra klasa politike në Kosovë dhe Shqipëri i kanë të gjitha në dorë, ata të japin punë, ata të japin tenderët, t’i marrin ato pra. Subjekti ynë nuk është klasa politike sepse këtu klasa politike është e mjeruar dhe betejën me ta e kemi humbur”, theksoi Krasta.

Ai u ka bërë thirrje votuesve shqiptarë se duhet të maten para votës për hir të qenies së tyre.

“Nuk qëndrohet gjithë jetën me të njëjtin subjekt partiak, por duhet t’i gjejnë njerëzit që duhet t’i votojnë ata që ndryshojnë gjërat me të vërtet. Kam idenë që hapet këndi dhe shihet pak më gjerë, dhe se duhet një rilindje por jo si rilindja e zotit Rama”, shtoi Krasta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura