Adelina Tahiri: Kam zmadhuar buzët dhe nuk kam pse ta fsheh

Feb 23, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

“Ndihem mirë pas ndarjes, dikur kisha nevojë për psikolog”

Bashkëpunimi i fundit i saj është me këngëtaren e re, Eugena Aliu. Gjithmonë jemi mësuar ta shohim atë në duete me këngëtarë të rinj e asnjëherë me të njohur, por siç duket kohët e fundit ka arritur ta kuptojë vetë këtë. ‘’Kam dashur gjithmonë që  ta arrij vetë suksesin dhe të mos kem problem, por kjo nuk do të thotë se nuk bëj bashkëpunime me këngëtarë të njohur. Së shpejti besoj do të ndodhë me një shumë të njohur’’, – thekson këngëtarja Adelina Tahiri në një bisedë të fundit. Ajo flet edhe në lidhje me problemet që ka hasur gjatë kohës që ka qenë në skenë, për të cilat i është dashur të konsultohet  me psikiatër, sepse ka pasur raste kur është ndier keq. ‘’Unë isha betuar në gjithçka kam më të shtrenjtë se nuk do lexoj gazeta e të gjithë familjarëve u kam kërkuar që të mos më thonë për çka lexojnë për mua. Kam biseduar me një psikiatre, e cila është dhe mikeshë e imja dhe i thashë pse jam aq e ndjeshme dhe e prekshme me ato që dëgjoj për veten. Më ka thënë se për një njeri të suksesshëm dhe të njohur do flitet gjithmonë, kështu që vendosa të mos mendoj keq për veten. Fundja, kur të plakem, nuk do flitet më për mua (qesh)’’. E për sa u përket ndërhyrjeve kirurgjikale, përveç syve që operoi para disa vitesh, këngëtarja ka zmadhuar edhe buzët. ‘’I kam bërë buzët, dua të jem e sinqertë, nuk kam pse ta fsheh. Tek unë vërehet çdo ndryshim i bërë’’, shton më tej këngëtarja. E sa i përket jetës private, Adelina thotë se është beqare. “Jam single dhe ndihem mirë. Do i përkushtohem muzikës më shumë, janë gjëra që i ndodhin secilës femër. Kjo është e rëndësishme. Gjithçka që keni parë ka qenë e vërtetë. Kam qenë në një lidhje dhe jam ndarë, por nuk dua të flas më shumë rreth kësaj. Unë jam aktualisht në tri fakultete dhe të gjitha gati në përfundim, jam në Menaxhim biznesi, Marketing dhe në Marrdhënie ndërkombëtare, vetëm për babain i bëj fakultetet (qesh), t’i mbaroj dhe t’ia çoj diplomat. Lexoj shumë libra dhe dua të dëshmoj se biondet janë të mençura (qesh)’’, përfundon bisedën e saj këngëtarja e njohur.

BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura