Adelina Ismaili planifikon fëmijë të dytë dhe i bën dedikim special bashkëshortit

Jul 12, 2020 | 9:56
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Ismaili, ka ndarë së fundmi një moment pranë bashkëshortit të saj, Val Krasniqi, duke shprehur edhe mirënjohjen për çdo gjë që ka deri më tani në jetë.

“Faleminderit Zot për të gjitha! Dashurinë me të cilën më ke bekuar, familjen time, miqtë e mirë pafund dhe shëndetin! Të dua Val Krasniqi!”, ka shkruar Adelina, ku duket se po shijon drekën me njeriun më të dashur të saj dhe djalin e tyre.

Fansat e Ismailit kanë lënë komente nga më të ndryshmet, duke e komplimentuar këngëtaren për familjen e saj e duke i theksuar se duhet të ndajë më shpesh momente si këto në rrjetet e saj sociale.

Këngëtarja Adelina Ismaili u bë nënë tre vjet më parë, pasi në prill të 2017-ës solli në jetë djalin.

Së fundmi, e ftuar në “Prive”, ajo foli për të rejat në jetën e saj dhe konfirmoi se po mendon për fëmijën e dytë. Këngëtarja thotë se ka dëshirë të lindë një vajzë.

Edhe kur kishte kuptuar se ishte shtatzënë për herë të parë kishte dëshiruar një vajzë, por me ardhjen e Uliksit në jetën e saj, ajo e ka kuptuar se edhe djemtë janë shumë simpatikë.

Të shohim se kur do të bëhen prindër për herë të dytë Adelina dhe Vali, të cilët prej vitesh jetojnë në Zvicër.

/Panoramaplus.al

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura