Adelina Ismaili, një hap përpara në modë, ‘sfidon’ edhe Rihanna-n (Foto)

Oct 22, 2019 | 16:55
SHPËRNDAJE

Ajo është një ndër artistet e para që ka thyer ‘tabutë’ për sa i përket veshjeve në skenë dhe ka guxuar mjaftueshëm, pavarësisht mentalitetit.

Këngëtarja Adelina Ismaili, përveç se një artiste e dashur për publikun shqiptar, njihet edhe për stilin e veçantë në të veshur.

Ajo së fundmi ka treuar se është ndër artistet e para që ka sjellë trendin e fustaneve të zinj të lëkurës. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për në Shqipëri, por edhe në botë.

Në një foto në ‘Instagram’, Adelina ka postuar një foto me fustan lëkure, të cilin e ka veshur në maj. Pas saj, ajo ka postuar një tjetër ‘Instastory’ ku shihet se pothuajse të njëjtin fustan e ka veshur Rihanna, në shtator.

Meritat për këtë i ka stilistja e saj Lena Berisha e cila ka veshur jo vetëm vajzat e njohura shqiptare, por edhe ato të huaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura