Adelina Ismaili dëshmon për vrasjen e të dashurit të saj polic

Apr 27, 2015 | 14:58
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, në këto momente është duke dëshmuar në rastin e Enver Sekiraqës, sipas Koha.net

Sekiraqa po gjykohet për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Gjykimi është i mbyllur për media.

Ismaili është dëshmitare e prokurorisë, e cila pretendon se Sekiraqa kishte kërkuar 9000 euro haraç nga këngëtarja.

Për këtë rast, në muajin janar kishte dëshmuar edhe Mona, nëna e Adelinës.

 Ai ka qënë partneri i këngëtares prej disa vitesh ndërsa u vra me 30 gusht 2007. Riza ishte pjesë e Policisë së Kosovës. 

 Adelina i kushtoi edhe një këngë prekëse dashurisë së saj ku e quajti “Trimit tim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura