Acari mbërthen Shqipërinë, temperaturat e ulëta do vijojnë edhe në fundjavë. Ja çfarë parashikojnë meteorologët

Jan 14, 2022 | 12:32
SHPËRNDAJE

Dita e enjte dhe e premte do jenë ditët më të ftohta të kësaj jave.

Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani tha për Panorama se temperaturat do të arrijnë deri në minus 9 gradë celcius në zonën e Bulqizës e Dibrës.

Ndërsa edhe në zonat juglindore do shënohen temperatura shumë të ulëta ku termometri në orët e para të ditëa do zbresë në minus 7 gradë celcius.

Në rang territori temperaturat nuk do kalojnë më shumë se 10 gradë celcius.

Edhe fundjava do vijojë të mbetet e ftohtë pasi do jenë vlerat negative të termometrit në 70% të zonave malore.

Sipas Meteoalb, Ultësira Perëndimore do të ketë rritje të lehtë të temperaturave të shtunën dhe të dielën gjatë orëve të para të ditës ku termometri do ngjitet ne 4-5 gradë.

Ndërsa në orët e mesdites gjatë fundjavës maksimumi do kulmojë deri në 13 gradë celcius.

Edhe java e ardhshme do mbetet e ftohtë dhe me vlera negative. Ajo që vlen të theksohet është se prania e erës do bëjë që i ftohti të ndihet akoma më tepër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura