Abuzuan me djalin dhe e mbyllën në një rulo, nëna dhe i dashuri saj dënohen me më shumë se 40 vite burg

Oct 22, 2020 | 20:11
SHPËRNDAJE

Një grua nga Teksasi dhe i dashuri i saj janë dënuar me më shumë se 40 vite burg për abuzim me djalin e saj 12 vjeçar të gruas.
rulo

Angela Cassidy dhe Troy Hall u shpallën të dy fajtorë për plagosjen e një fëmije dhe abuzimin e tij për një periudhë 2 vjeçare.

Sipas prokurorëve, 12-vjeçari u detyrua të mbante një pelenë, si dhe ishte rrahur dhe mbytur në mënyrë të rregullt, thanë prokurorët.

“Ai ishte mbyllur në një dhomë, iu vunë pranga, u abuzua fizikisht me të dhe nuk u ushqye për shumë kohë”, tha Shanna Redëine, shefi i divizionit për Zyrën e Montgomery County.

Mendohet se djali është mbajtur në një rulo në parkun Cut N Shoot RV në Conroe, Texas, por fatmirësisht arriti të arratisjen në 15 maj 2019. Ai peshonte vetëm 50 kg në kohën e arratisjes.

“Ai gjeti forcën dhe guximin për të vrapuar dhe për të kërkuar ndihmë dhe një Samaritan i mirë e pa atë. E vuri veten në rrezik të ndërhynte dhe të sigurohej që ai kurrë nuk do të duhej të kthehej në atë shtëpi”, tha Redëine.

Hall u deklarua fajtor për abuzimin dhe u dënua me 45 vjet, ndërsa Cassidy u dënua vetëm me 40 vjet burg.

Angela Cassidy e kishte çuar këtë fëmijë tek mjekë të shumtë dhe kurrë ai nuk raportoi abuzimin, të cilin ajo e dinte se po ndodhte dhe nuk kërkoi ndonjë ndihmë,” tha Redëine.

Fëmija ngadalë po bëhet më mirë dhe po fiton peshë pasi u vendos në kujdesin e mjekëve.

i dashuri angela

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura