Abuzuan me detyrën, ndëshkohen 67 faturistë e elektriçistë

Mar 6, 2015 | 11:26
SHPËRNDAJE

Task Forca për energjinë, NJOS i ka kërkuar Operatorit të Shpërndarjes marrjen e masave për 67 punonjës të cilët janë kapur me shkelje dhe abuzim me detyrën, pas kontrolleve të javëve të fundit. Mësohet se ana e OSHEE-së janë marrë masat përkatëse që variojnë, sipas rastit nga vërejtja deri tek pushimi nga puna dhe ndjekja penale për faturistë dhe elektriçistë.

Libreze e energjise elektrike

“Në disa raste, është konstatuar se këta punonjës të OSHEE-së kanë toleruar konsumatorët të furnizohen me energji pa kontratë, nëpërmjet linjave të dyta si dhe me matësa e kabllo jashtë kushteve teknike. 

Në zona të caktuara ku ushtrojnë detyrën këta punonjës, janë konstatuar dhe më pas verifikuar nga laboratori i çertifikuar 3G, ndërhyrje në matësat e energjisë duke lejuar abonentët të abuzojnë me energjinë elektrike. 

Njësia Operacionale Speciale ka evidentuar edhe raste abuzimi ku punonjës të OSHEE-së nuk kanë raportuar gjendjen e matësit jashtë kushtit teknik, apo kanë faturuar afrofe abonentë që ndërkaq ishin të pajisur me matësa”, thuhet në nje njoftim për shtyp. 

Task Forcës për energjinë, NJOS shpreh vendosmërinë për zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë punonjësve të OSHEE-së që abuzojnë me detyrën dhe bashkëpunojnë në vjedhjen e energjisë elektrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura