Abuzoi seksualisht për rreth një vit me një minorene, prokuroria mbyll hetimet ndaj ish-rojës së shkollës dhe tre të rinjve

Sep 28, 2020 | 11:25
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Pocin dhe dy të miturit R.O dhe F.B.

 

abaz dokuIsh-roja i Shkollës 8 vjeçare në Babrru, ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur dhe aktin e ka filmuar duke e shpërndarë videon edhe tek të miturit, të cilët me anë të presionin për përhapjen e saj, kanë abuzuar edhe ata.

Nëpërmjet kërcënimit, Abaz Doga ka arritur të marrë vajzën e mitur në banesën e tij.

Abaz Doga njihej nga banorët e zonës si person me prirje pedofilie, pasi një veprim të tillë e shfaqte hapur gjatë bisedave që bënte edhe me nxënësit e shkollës. Vajza 15- vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për një periudhë 1-vjeçare.

Megjithëse një veprim i tillë është bërë hapur, ku fjalët denigruese ishin shkruar në muret e shkollës, lagjes dhe pallatit ku banon vajza, askush nuk ka reaguar për të parandaluar një abuzim të tillë seksual, por edhe psikologjik.

Lexo edhe: 

“Do t’ju tregoj të gjithëve nëse nuk vjen me mua tek ‘toka’ pasi të kam parë me..”- Zbardhet dëshmia rrëqethëse e 15-vjeçares nga Babrruja. Si e detyronte roja i shkollës të kryente marrëdhënie seksuale

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura