Abuzoi seksualisht me futbollistët, dënohet me 20 vite burg ish-trajneri anglez

Jul 4, 2018 | 20:26
SHPËRNDAJE

Skandali i abuzimit seksual me të mitur nga ish-trajneri i ekipit të të rinjve të Njukasëll, Xhorxh Ormond, ka ardhur drejt verdiktit final të gjykatës.

ormond-2-1

Akuzat kishin të bënin me ngacmimet që trajneri i kishte bërë disa të rinjve, kur drejtonte ekipin në vitet 90-të. Në gjyq dëshmuan 19 prej viktimave që kishin rënë pre e Ormond, ku deklaruan se ish-trajneri i kishte ushtruar presion të mos dëshmonin për favoret seksuale që ai kërkonte. Gjykata ka vendosur ta dënojë me 20 vite 62-vjeçarin.

ormond

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura