Abuzimi me tokat, procedim kreut të komunës Shënkoll dhe 4 nëpunësve të tjerë

Aug 20, 2014 | 19:03
SHPËRNDAJE

Policia Lezhe
UPDATE- Kryetari i Komunës Shënkollë Lezhë dhe katër shtetas të tjerë  janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Sipas policisë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit; Fran Frrokaj, 48 vjeç, banues ne Barbullojë, me detyre aktuale Kryetar i komunes Shenkoll, Lezhë, Gjelina Bacaj, 49 vjec, banuese ne Shenkollë, Lezhë, me detyre pergjegjese e kadastres se komunes Shenkoll, Pashko Rrusti, 72 vjeç, banues ne Rrilë, komuna Shenkoll, me detyre aktuale Kryetar i fshatit Rrilë, Lule Zeneli, 52 vjeç, banuese ne Lagjen Gurra, Lezhe, ish regjistruese e ZVRPP Lezhë dhe Shan Gerdhata, 56 vjeç,  banues ne Balldre, Lezhë, me detyre ish Shefi i Kadastres se Qarkut Lezhë.  

Procedimi ndaj tyre ka nisur pas kallzimit te bere nga shtetasi A T., banues në fshatin Gryke Lumi,  Shenkoll, Lezhë,  ku keto shtetas ne bashkepunim me njeri- tjetrin ne vitin 2007, i kane dhene nje siperfaqe toke brenda tokes se tij, ne kundershtim flagrant me ligjin 7501,  shtetasit M T., duke krijuar mbivendosje, ku per te njejten toke disponojne Aktet e Marrjes se Toke ne pronesi si kallezuesi  ashtu edhe shtetasi M T.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura