Abuzoi me strehimet, prokuroria: 30 muaj burg për kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqaj. Avokati: Akuzë e paqenë

May 4, 2015 | 21:14
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Avokati i kryebashkiakut Baftjar Zeqaj e ka quajtur të paqenë akuzën ndaj klientit të tij. Avokati Ardian Visha tha: se ai do ta vertetoje pafajësinë e Zeqajt.

“Vendimi i prokurorisë është konseguent. Mbrojtja do të flasë më datë 18 maj. Zeqaj është i pafajshëm, do ta vërtetojmë pafajësinë. E vlerësojmë tërësisht të paqenë akuzën. Nuk ka asnjë veprim të karakterit kriminal të baftjar zeqajt. I gjithë ky hetim është një xhirim bosh.”­ tha Visha.

Prokuroria e Fierit ka kërkuar sot dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun Baftjar Zeqaj, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim edhe për 7 punonjës të tjerë, të gjithë anëtarë të Komisionit të Strehimit, të akuzuar edhe ato për “shpërdorim detyre”.

Baftjar Zeqo

Sipas organit të akuzës hetimi ka nisur në bazë të kallëzimit nga 15 shtetas, të cilët kanë aplikuar pranë Bashkisë Fier per tu trajtuar me banesa sociale si të pastrehë.

“Kallzimet, pavarësisht specifikave të tyre, që lidhen me faktin se përse duhet të ishin trajtuar si të pastrehë, në përgjithësi trajtojnë të njëjtat problematika dhe shkelje të proçedurave ligjore nga ana e Komisionit të Strehimit, të ngritur për përzgjedhjen e aplikuesve si të pastrehë.

Nga materiali kallzues dhe pyetja e personave të cilët nuk janë kualifikuar për trajtim me banesë sociale, është konstatuar se pretendimet e tyre lidhen së pari me faktin se Komisioni i Strehimit ka publikuar një listë e cila nuk ishte e pikëzuar, në ambjentet e Bashkisë Fier. Në këtë mënyrë asnjëri prej tyre nuk kishte mundësinë për të mësuar se me sa pikë ishte vlerësuar nga Komisioni, që të kishte mundësinë të ankohej nëse nuk ishte dakort me vlerësimin.

Kallzuesit kanë shpjeguar se Komisioni i Strehimit nuk ka marrë për bazë listën e parë të personave të cilët kanë aplikuar por kanë futur në listën e aplikuesve edhe persona të tjerë të rinj, të cilët kanë përfituar me vendimin përfundimtar të Këshillit të Bashkisë. Kallzuesit pretendojnë se pavarësisht se kanë marrë pikët e nevojshme nga Komisioni i Strehimit, nuk kanë fituar në listën përfundimtare të miratuar nga Këshilli i Bashkisë.

Kallzuesit kanë shpjeguar faktin se nuk ka patur transparencë gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre, pasi në listën e fituesve janë futur edhe persona të cilët janë me prona, biznes ose të afërm të këshilltarëve që kanë votuar në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Fier, datë 09.07.2012″, thotë prokuroria.

Prokuroria thotë se duke u nisur nga fakti se nuk kanë përfituar banesa sociale me qera, kallzuesit kanë ndjekur rrugën penale duke depozituar kallzim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier si dhe kanë ngritur padi administrative në Gjykatë duke goditur vendimin e Këshillit të Bashkisë. 

Ja pretenca e Prokurorisë Fier:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Baftjar Zeqaj për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 35 të K.P heqjen së drejtës për të ushtruar funksione publike për  një periudhë prej 2 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Begaj për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 35 të K.P heqjen së drejtës për të ushtruar funksione publike për  një periudhë prej 2 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Kajolli për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 35 të K.P heqjen së drejtës për të ushtruar funksione publike për  një periudhë prej 2 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramiz Hoxhaj për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 35 të K.P heqjen së drejtës për të ushtruar funksione publike për  një periudhë prej 2 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Alfred Boçova për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 35 të K.P heqjen së drejtës për të ushtruar funksione publike për  një periudhë prej 2 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Selman Braçe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë të Kodit Penal dënimin e tij me 1 vit burgim.

Në aplikim të nenit 35 të K.P heqjen së drejtës për të ushtruar funksione publike për  një periudhë prej 2 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Esmeralda Kapllanaj për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë të Kodit Penal dënimin e saj me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 35 të K.P heqjen së drejtës për të ushtruar funksione publike për  një periudhë prej 2 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Mimoza Kollçinaku për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”, 6 (gjshtë) herë, të parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë të Kodit Penal dënimin e saj me 1 (një) vit burgim për secilin rast.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin përfundimisht të të pandehurës Mimoza Kollçinaku me 4 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit për të pandehurën Mimoza Kollçinaku, duke u vendosur e pandehura në një periudhë prove prej 3 vjetësh, duke mbajdtur kontakte më Shërbimin e Proves dhe me kushtin që të mos kryer vepër tjetër penale.

Aplikimin e nenit 406/1 të K.Pr.Penale,për të gjithë të pandehurit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura