Abuzimi me 234 mijë m2 prona në bregdet, arrestime të tjera gjatë natës. Para Bashkisë Lezhë…

Mar 17, 2018 | 13:57
SHPËRNDAJE

Detaje te reja nga skandali me pronat ne Lezhe qe coi ne pranga kreun e bashkise dhe 7 zyrtare, ndekrohe qe jane prere 23 flete arrestesh. Gezetari i “Panorama” ben me dije se gjate nates ka pasur persona te tjere te ndaluar ne lidhje me kete ceshtje.

“Emrat ende nuk jane bere te ditur policia pritet te dale me njoftim zyrtar. Te arrestuarit gjate dites se djeshme pritet te dalin neser ne gjykate per rivleresim te mases se sigurise”- raporton gazetari i “Panorama”.

Nderkohe para ambjenteve te policise vazhdojne te qendrojne mbeshetes te kryebashkiakut Frrokaj.

fran frrokaj

Operacioni policor “Ranishtja 4” ka çuar në pranga 12 zyrtarë, mes së cilëve kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, zv.kryetarin Enver Hafizi, si dhe kreun e Këshillit të Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka. Frrokaj bashkë me 11 zyrtarët e tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, te vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Shtatë prej të ndaluarve kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa pesë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Ndërkohë, nga ana tjetër 11 persona të përfshirë, mes së cilëve ish-drejtori i Hipotekës, Artan Djala, zyrtarë të tjerë të Hipotekës dhe ish-komunës Shëngjin, si dhe përfitues të tokës janë shpallur në kërkim. Hetimet për zbulimin e abuzimit nisën 7 muaj më parë nga Prokuroria e Lezhës pas denoncimeve të bërë nga qytetarët.

ARRESTIMET

Drejtori i Policisë Vendore në Lezhë, Ferdinand Mara, në një deklaratë për mediat u shpreh se hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve, ku evidentohej tjetërsimi në kundërshtim me ligjin të disa pasurive shtetërore “ranishte dhe pyll”, përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit të fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit.

BASHKIA

Nga ana e Bashkisë Lezhë dhe e Këshillit të Qarkut Lezhë, nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet janë mal dhe ranishte, janë konfirmuar si toka të kategorisë “arë” dhe “pemëtore”. Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, duke i paraqitur si tokë bujqë- sore, kanë dërguar edhe një vendim të falsifikuar në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, si dhe personat e sipërcituar përvetësues të këtyre pronave, janë trajtuar me parë me tokë sipas ligjit 7051 dhe disa nuk janë banorë të zonës. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Lezhë, pasi ka administruar dokumentacionin, gjatë analizimit të dokumentacionit të pajisjes me tokë të shtetasve të sipërcituar, ka konstatuar se sipërfaqet e pasurive nuk janë tokë bujqësore, por janë tokë-pyll dhe ranishte.

HIPOTEKA

Në momentin e regjistrimit të pronave, Hipoteka ka kërkuar konfirmim për dokumentacionin e dërguar nga Bashkia Lezhë, me shkresa përkatëse nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë. Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë i kanë kthyer përgjigje zyrtare ZVRPP-së Lezhë, ku rikonfirmohet zyrtarisht se pasuritë janë të llojit arë dhe pemë- tore. Pas marrjes së përgjigjeve nga ana e Bashkisë dhe Këshillit të Qarkut Lezhë, punonjësit e ZVRPP-së Lezhë, kanë proceduar me regjistrimin e këtyre pasurive. Pas regjistrimit të kë- tyre pasurive, në një kohë shumë të shkurtër, përfituesit e paligjshëm, e kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike në emër të personave të tjerë apo edhe të lidhjeve të tyre familjare, sipas kontratave të bllokuara.

PERSONAT E ARRESTUAR:

1. Fran Frokaj, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë kryetar i Bashkisë Lezhë.

2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë nënkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshillit të Qarkut Lezhë

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjetër Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.

NË ARREST SHTËPIE:

1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Lezhë.

2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në fshatin Gramsh në Lezhë, me detyrë ish-specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë

3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.

NË KËRKIM:

1.Eduart Leka, ish-arkivist Komuna Shëngjin

2.Artan Djala, ish-drejtor i Hipotekës

3.Bledar Cara, jurist në Hipotekë

4.Armando Jakaj, jurist në Hipotekë

5.Renato Malotaj, përfitues toke

6.Ndue Frroku, përfitues toke

7.Zef Gjini, përfitues toke

8.Vasil Gjoni, përfitues toke

9.Lek Frroku, përfitues toke

10.Martin Frroku, përfitues toke

11.Luigj Paloka, topograf

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura