“Tiranë-Elbasan”/ Zyrtarë të Krimit Ekonomik thirren në Prokurori. Në Apel, Xhika me dy të tjerët

Feb 27, 2018 | 12:11
SHPËRNDAJE

Zyrtarë të Krimit Ekonomik të Policise së Shtetit janë thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me analizën e dosjes së rrugës “Tiranë-Elbasan”.

dashamir Xhika

Kujtojme se pikerisht per abuzimet me kete rruge, rreth dy javë me parë me urdher të prokurorisë është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, si dhe dy zyrtare te tjere.

Nderkohe qe ne Apelin e Krimeve te Renda ndodhet sot ish drejtori Xhika me dy zyrtaret per apelimin e mases se sigurise.

Kujtojme se me 7 shkurt, gjykata e Krimeve të Rënda la në burg, ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për masën e sigurisë “arrest me burg”, si për Xhikën, ashtu edhe për dy ish-drejtuesit e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.

Këta të tre akuzohen për “shpërdorim detyre” në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan, duke i shkaktuar një dëm prej 54 milionë dollarësh buxhetit të shtetit.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa burime nga “Panorama” thonë se tre të akuzuarit nuk kanë preferuar të japin asnjë shpjegim para gjyqtares. Hetimet kanë nisur javën që shkoi, ndërsa urdhërarrestet janë ekzekutuar në fundjavë.

Xhika, ndërkohë, është duke u hetuar edhe në Elbasan, për aksin Elbasan-Gjinar, së bashku me ish-kreun tjetër të ARRSH-së, Andi Toma, dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Në dosjen e Krimeve të Rënda po verifikohet edhe roli i ish-ministrit Haxhinasto në këtë skandal. Ky i fundit la detyrën vetëm pesë ditë përpara se KLSHja të konstatonte abuzimet e para me ndërtimin e rrugës, por ka mohuar përfshirjen e tij, duke thënë se është i hapur, qoftë edhe për hetime.

ABUZIMI

Dëmi për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan llogaritet 54 milionë dollarë nga një auditit i Ministrisë së Energjetikës, përfunduar në dhjetor të vitit të shkuar. Auditi erdhi pas shirave të furishëm të dhjetorit, që shkaktuan shembje dhe bllokim në një pjesë të mirë të aksit.

Në vijim të konkluzioneve të këtij auditi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, dërgoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të Dashamir Xhikës, si edhe dy punonjësve të tjerë. Procesi i auditit konstatoi efekte financiare me dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 USD. Përveç kësaj, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 dollarë me ndryshimin e kontratave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura