Abuzimet e profesorit me nxënësen/ Avokati tenton të ndërhyjë te vajza që e akuzoi: Agroni ka kaluar 1001 aty. S’mund t’i vardisej asaj, sepse…

| 21:32
SHPËRNDAJE

Ndërsa u oublikuan dy dëshmi të reja që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego, avokati i tij ka tentuar që të ndërhyjë tek vajza e parë që e aluzoi, për të ndryshuar dëshminë.

Ai është filmuar duke i kërkuar një shokut të saj, që ajo të ndryshojë dëshminë.

1111212121211

Avokati Niko Bega kërkon që vajza të thotë se nuk është ngacmuar seksualisht, por po bisedonte në konfidencë, pasi profesori interesohej për mungesat e saj sepse e kishte porosi nga prindërit.

Ndërkaq ai i pohon po ashtu se “Agroni ka kaluar 1001” nxënëse të tjera dhe se vajzën në fjalë, nuk do ta ngacmonte pasi ia kishte lënë porosi i ati për t’u kujdesur.

Avokati i Agron Begos- Unë e kam pyetur Agronin drejtpërdrejt, siç po të shikoj ty në sy, pashë edhe Agronin, dhe i them: “Agron, pse interesohesh për mungesat e dikujt, që s’të lidh, as e ke nxënësen tënden, as kujdestar”?

Shoku i vajzës –S’i jep mësim.

Avokati i Agron Begos-“As i jep mësim as asgjë. Pse të intereson? Pse je i interesuar”? Më thotë shprehimisht,- “ma ka lënë porosi babai i saj, xxxx”! Xxxx e quajnë në fshat, që ta dish ti, xxxx e ka në dokumente. Po të jap një shembull, Gencin. Profesor Gencit ka vajtur, i ka thënë ky dreqi Agroni,-“për xxx është interes”? Edhe Genci i ka thënë -“ore ç’dreqin do me këtë, po lere o, vari leshtë, se kjo s’bën”. Tani do të thuash ti, meshkuj jemi të gjithë, Agroni ka kaluar 1001 aty dhe kur ia la dhe porosi i ati, që njihet edhe me të atin e saj , nuk mund t’i vardisej asaj, sepse kishte të tjera plot, që nuk kishte marrë porosi. Për mua unë, unë ta them…

Shoku i vajzës – Është normale, përderisa e ke marrë përsipër…

Avokati i Agron Begos-Për mua Agroni është mbret në këto momente.

Shoku i vajzës –Na ka hap shumë punë ajo. /tvklan.al

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.