Abuzim seksual dhe vepra të turpshme me 24 gra/ Punonjësi i CIA-s pritet të dalë para gjykatës. U zbulua pasi një kalimtar pa një grua të zhveshur duke…

Oct 27, 2021 | 18:58
SHPËRNDAJE

Një punonjës i vjetër i CIA-s në SHBA akuzohet për abuzim seksual të së paku 24 grave përgjatë një periudhe 14-vjeçare, njofton FBI.  

sisis

Ngacmuesi seksual Brian Jeffrey Raymond, 45 vjeç, u arrestua më 9 tetor 2020, në La Mesa, Kaliforni, ku ai po qëndronte me prindërit, pasi u largua papritur nga puna në Ambasadën e SHBA në Mexico City.

Ai u deklarua fajtor korrikun e kaluar për dy akuza për abuzim seksual dhe mbajtjen e materialeve të turpshme.

Zëdhënësja e FBI-së Samantha Shero konfirmoi për Daily Beast se Raymond kishte punuar për CIA-n. Megjithatë ajo nuk dha detaje të tjera lidhur me pozicionin e tij konkret në agjencinë e njohur të spiunazhit.

Një zëdhënës i CIA-s i tha Daily Beast në një deklaratë të dërguar me email, “CIA dënon në termat më të ashpër krimet e kryera nga ish-oficeri i Agjencisë Brian Jeffrey Raymond”.

Një burim i njohur me rastin tha se CIA ndërmori veprime administrative pas arrestimit të Raymond dhe se ai dha dorëheqjen nga posti i tij menjëherë pas. Hetimi për punonjësin veteran të CIA-s, nisi pasi një kalimtar pa rastësisht “një grua të zhveshur, që bërtiste në mënyrë histerike dhe dëshpëruese për ndihmë” në tarracën e një apartamenti në Mexico City, të marrë me qira nga Ambasada e SHBA.

Hetuesit më vonë zbuluan rreth 500 fotografi dhe video të grave që kishin përfunduar në shtratin e Raymond-it. Në disa prej videove shfaqet një burrë teksa u hap qepallat e syve viktimave, duke tundur krahët dhe këmbët e tyre, apo duke u vendosur gishtat në gojë si për të vërtetuar që janë pa ndjenja, thuhet në dosje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura