Abuzim me religjionin?

Jul 28, 2015 | 12:24
SHPËRNDAJE

0,,18428375_404,00KERSTEN KNIPP

Episodi i fundit në Malin e Tempullit bën pjesë në ato histori, që kanë më shumë se sa vetëm një fillim. Banorët hebrenj sulmuan një fëmijë palestinez, si rrjedhojë pati përleshje, thotë njëra palë. Pushtimi i xhamisë Al-Aksa nga të rinjtë palestinezë ishte i planifikuar prej kohësh, thuhet nga pala tjetër. Në «do rast, të dyja palët sigurojnë, se secila ka reaguar për shkak të agresionit të palës tjetër. Sidoqë që të ketë qenë fillimi i këtij episodi, ai është një mësim politik. Ai bën të qartë, ose të paktën të le të marrësh me mend, se përse përpjekjet e shumta – e pikërisht edhe ato ndërkombëtare – për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, kanë dështuar.

E me sa duket edhe duhej të dështonin. Arsyeja është fare e qartë: ndërmjetësuesit vazhdimisht e kanë nënvlerësuar dimensionin fetar të konfliktit. Në shtetet e socializuara sekulare dhe postreligjioze thjesht nuk mund të imagjinohet, që zgjidhjet moderne të konflikteve mund të dështojnë prej verbërisë fetare. Ato e konsiderojnë konfliktin e vazhdueshëm izraelito-palestinez kryesisht si konflikt interesash territoriale. Ata i kanë bërë llogaritë pa marrë parasysh marrëzinë fetare – e kjo ekziston tek të dyja palët.

Shovinizëm fetar
Banorë radikalë që duan të ngjiten në Malin e Tempullit në shenjë fetare. Myslimanët besimtarë, që i kërcënojnë ata duke u tundur Kuranin. Nga rajoni vijnë gjithmonë të njëjtat imazhe, të njëjtat forma të shprehjes. Gjithnjë e më fort këto të bëjnë të dyshosh në tezën se feja del gjithmonë – e ve«anërisht – në pah, kur dështon politika. Në këtë konflikt luhatet di«ka që del jashtë analizës racionale. Kjo do të vazhdojë kështu për aq kohë, sa kjo analizë nuk do të jetë e vullnetshme ose nuk do të jetë në gjendje, që të zërë fill edhe prej ekzistencës së motiveve irracionale.

Konflikti religjioz nuk bëhet më i thjeshtë duke u përzier me grindjen politike ose territoriale. E natyrisht që është e vështirë, t’i ndash të dyja nga njëra-tjetra. Përse, -mund të shtohet pyetja, lejohen hebrejtë (po ashtu si edhe kristianët) ta vizitojnë Malin e Tempullit – por nuk lejohen të falen në të? Fondacioni islamik “Wagf”, që e administron këtë territor, mund të tregohet më zemërgjerë. Nga ana tjetër është e vështirë të përfytyrosh hebrenjtë dhe myslimanët të kryejnë fare pranë njëri-tetrit me urtësi ritualet e tyre në Malin e Tempullit, ndërkohë që vetëm pak qindra metra më tutje ata përleshen në rrugë me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, edhe politika izraelite në Jordanin Perëndimor ndjek motive fetare. Atje ndodhen qendrat e rëndësishme historike të judaizmit. Edhe për këtë arsye izraelitët ndjekin atje një politikë brutale pushtimesh. Mite dymijëvje«are të vjetra i gjunjëzojnë format e civilizuara të komportimit.
Abuzim apo përdorim i fesë?
Natyrisht traditat kanë peshën e tyre. Por po ashtu shtrohet pyetja:  A do t’i jepet epërsi besimit të etërve, apo të ardhmes së fëmijëve? Të dyja njëkohësisht nuk shkon. Për aq kohë sa Izraeli u garanton de facto liri kaq të madhe banorëve radikalë si aktualisht, është e vështirë që ky vend ta quajë veten modern dhe pa paragjykime.

E për aq kohë sa të rinjve palestinezë nuk u shkon mendja për gjë tjetër ve«se të tundin Kuranin, edhe shoqëria e tyre është larg modernes.
Jo vetëm duke iu referuar konfliktit izraelito-palestinez bëhet fjalë për abuzim me fenë. Në sfondin e energjive shkatërrimtare, që ndërkohë kanë përfshirë të gjithë Lindjen e Mesme, shtrohet pyetja nëse kjo ka shpalosur karakterin e vërtetë saj, një forcë që i pengon të gjitha zgjidhjet racionale të konfliktit.
*Deutsche Velle

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura