Abrashi lë pas dëmtmin, por përfundon në tribunë

Aug 29, 2018 | 17:17
SHPËRNDAJE

Një nga mungesat më të mëdha të ekipit kombëtar të Shqipërisë në Ligën e Kombeve që do të fillojë në shtator, pritet të jetë edhe ajo e lojtarit Amri Abrashi. Mesfushori pësoi një dëmtim disa kohë më parë në një ndeshje që skuadra e tij zhvilloi përballë Hertës së Berlinit në kuadër të Bundesligës.

Hysaj Abrashi

Por tani duket se lojtari është rikuperuar nga dëmtimi që ka pësuar dhe ka filluar stërvitjen me skuadrën. Edhe pse është rikuperuar ai nuk u grumbullua herën e fundit në ndeshjen që Fraiburgu kishte përballë Frankfurtit pasi nuk është në gjendjen e tij më të mirë.

abrashi

Ndërkohë që trajneri Kristian Panuçi nuk duhet të shqetësohet  vetëm për mesfushën por edhe për sulmin ku ka dy mungesa të rëndësishme si ajo e Sadikut dhe e Roshit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura