Abramoviç i fiksuar me trajnerët italianë, telefonon Alegrin për post-Konten

Jan 12, 2018 | 10:03
SHPËRNDAJE

Masimiliano Alegri është një arkitekt i skuadrave në vështirësi dhe këtë e ka konfirmuar sidomos në 7 sezonet e fundit, ku ka parë vit pas viti Milanin dhe Juventusin që t’i çmontohet pas çdo merkatoje vere nga yje të rëndësishëm, por sërish në fund ka arritur që të marrë maksimumin prej grupit që ai do të formojë, madje me rezultate edhe ekzemplare.

alegri

Edhe ideja se ai e ka pranuar hapur se pas Serisë A kërkon të provojë një eksperiencë në Angli, ka shtyrë presidentin e Çelsit, Roman Abramoviç, që të mendojë për 50-vjeçarin e Juventusit, për të zëvendësuar Antonio Konten, trajneri që “Konti Maks” zëvendësoi pikërisht në Torino.

Abramovic dhe Konte

Fakti që Konte është futur në një vorbull polemikash me Zhoze Murinjon, nuk po i pëlqen aspak miliarderit rus dhe kjo e shtyn atë që në fund të sezonit të prishë kontratën me “gjeneralin”.

Alegri po synohet nga disa klube, si Arsenali, PSG-ja, apo edhe Mançester Junajtid, nëse “Mou” vendos të largohet, bën që Çelsi të kalojë menjëherë në sulm dhe të tentojë të bllokojë përpara kohe Alegrin, i cili pëlqehet edhe më shumë sesa Diego Simeone, që ka një karakter të ngjashëm me atë të Antonio Kontes.

murinjo konte

Për më shumë, Alegri qëndroi te Juventusi për të fituar Ligën e Kampioneve, prandaj ia arrin ose jo, vështirë që ai të mundohet të bëjë më shumë në Torino, pas 4 vitesh, prandaj një eksperiencë e re do t’i jepte italianit 50- vjeçar stimujt e duhur për të vazhduar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura