ABI Bank mbështet familjet në nevojë

Jun 26, 2020 | 16:27
SHPËRNDAJE

Banka Amerikane e Investimeve dhuron 3.2 ton produkte ushqimore për familjet shqiptare në nevojë. 

Ndihmat janë dërguar në  rrethinat e Tiranës, familjeve që kanë në banim të përhershëm persona me Aftësi të Kufizuar në qytetin e Shkodrës dhe në rrethin e Matit, dhe gjithashtu organizata partnere të Food Bank Albania,  si Qendra Sociale te Bashkisë Tiranë, Caritas Shqipëri, OAZ etj qe u japin ndihmë familjeve në kushte të varfërisë ekstreme si dhe të pastrehë.

1

Përmes Kryqit të Kuq Shqiptar, Food Bank dhe Down Syndrome Albania, ABI Bank ka vijuar të mbështesë grupet më të prekura nga situata e krijuar.

Gjatë dorëzimit të pakove, Oltion Shena, Drejtor Ekzekutiv i Food Banka Albania, vlerësoi kontributin dhe bashkëpunimin me ABI Bank. “Falenderojmë sot ABi Bank, që në mënyrë të vazhdueshme kanë qënë pranë nesh sa herë që kemi pasur nevojë. Kërkesat për ushqim vijnë në rritje nga organizatat dhe qendrat sociale. Ne kemi gjetur mbështetje në komunitet dhe specifikisht nga ABI BANK, dhe jemi mirënjohës!”

7

Znj Matilda Zizolli, Drejtore e Qendrës Sociale Multidisplinare, Bashkia Tiranë u shpreh se:  “Mirënjohje për ABI Bank që ka qënë mbështetës jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë, por edhe gjatë periudhës së tërmetit për Bashkinë e Tiranës. Paketat ushqimore janë shpërndarë në 4 qendra sociale të cilat japin shërbim ndaj shtresave në nevojë, specifikisht ndaj familjeve, fëmijëve e të moshuarve në nevojë.”

Solidariteti është një vlerë që ABI Bank ka investuar në vazhdimësi. Erald Dore, zv. drejtor i Divizionit të Kanaleve të shpëndarjes dhe suportit të Rrjetit të Degëve. “Moto jonë është “investo në optimizëm” dhe ne këtë e kemi treguar gjithmonë. Kjo konsiston me ndihmën që ne kemi dhënë gjatë periudhës së tërmetit dhe vazhdon edhe gjatë periudhës së pandemisë.”

2

Mirela Juka, juriste dhe menaxhere e projekteve te Down Syndrome Albania, falenderoi ABI BANK në përgjegjësinë sociale të treguar duke ju bashkuar fushatës së kësaj organizate, sidomos në këtë periudhë që nevoja vijon të jetë shumë e rëndësishme.

Dhurimi i këtyre pakove ushqimore, bëhet në një kohë kur Banka Amerikane e Investimeve, prej disa muajsh u përgjigjet në mënyrë aktive kërkesave për mbështetje të nevojave të ndryshme të komunitetit dhe institucioneve të shërbimit shëndetësor. Disa javë më parë Banka Amerikane e Investimeve dhuroi për shërbimin shëndetësor tre respiratorë për terapi intensive që do të lehtësojnë jo vetëm punën në përballje me COVID-19, por do t’i vlejnë dhe më tej personelit shëndetësor në punën e tyre.

4 5 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura