Abazoviç kryeministër i Malit të Zi, Rama mesazh urimi: Kush do ta kishte besuar se…

Apr 28, 2022 | 20:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen e tij si kryeministër i Malit të Zi.

edi rama abazoviç

Përmes një postimi në Twitter shefi i qeverisë shkruan se ndihet i lumtur për këtë zhvillim dhe thekson se askush nuk do ta kishte besuar deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte tre kryeministra shqiptarë.

“I lumtur që DritanAbazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”, shkruan Rama në Twitter.

rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura