Abazaj vazhdon të ngrohë stolin, Anderlehti i papërmbajtshëm në kampionat

Aug 17, 2018 | 23:48
SHPËRNDAJE

U afrua me shumë bujë, por për Abazajn nuk ka minuta në kampionat. Futbollisti vazhdon të ngrohë stolin, duke mos u hedhur në fushë nga trajneri.

anderleht

Skuadra e Anderlehtit arriti të triumfonte me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Muskron, duke siguruar kështu fitoren e 4-t në 4 ndeshjet e para të kampionatit. Gjigantët belgë kryesojnë kampionatin me pikë në plota. 13 gola të shënuar dhe 4 të pësuar tregojnë ecurinë e frikshme të kësaj skuadrës.

aabazajj

Ndërkohë që pritet me mjaft kureshtje debutimi i Abazajt, i cili në 2 ndeshjet e fundit ka qëndruar në stol. Takimin e radhës Anderlehti do ta luajë ndaj Klub Bryzhit në transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura