Abazaj debuton në Belgjikë, ja çfarë numri mbajti mbi shpinë me Anderlehtin

Jun 23, 2018 | 18:36
SHPËRNDAJE

Kristal Abazaj ka bërë edhe debutimin me fanellën e Anderlehtit, pas transferimit të bujshëm në Belgjikë. Në miqësoren që ekipi i tij ka zhvilluar me Uolembek, një ekip inferior në Belgjikë, Abazaj ka mbajtur fanellën me numrin 19.

aabazajj

Në ndeshjen e parë, ai luajti më shumë se 15 minuta. Anderlehti ndërkohë, fitoi vetëm me një gol të shënuar nga Dimata, 8 minuta para përfundimit të sfidës. Abazaj nuk e ka marrë ende ngarkesën e plotë fizike, pavarësisht se gjatë periudhës së pushimeve ka punuar me programin e dhënë nga stafi teknik i Anderlechtit.

abazaj 19

abazaj anderleht

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura