A u rrezikua efektshmëria e vaksinës anti-Covid me transportin në Shqipëri? Ish-ministri i Shëndetësisë: Të kërkohet nga Pfizer verifikimi i …

Jan 27, 2021 | 14:02
SHPËRNDAJE

tritan-shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëkohësisht ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, kërkon nga ministria e Shëndetësisë që të kërkojë nga kompania Pfizer verifikime mbi gjendjen bioaktive të dozave të vaksinës që kanë mbërritur në Shqipëri.

Duke iu referuar lajmit se mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u infektua me koronavirus 1 ditë pas dozës së parë të vaksinës Pfizer, Shehu thotë se lind nevoja e verifikimeve, por edhe për arsyen se ardhja e dozave të vaksinës në vendin tonë u shoqërua “me mister dhe parregullsi ligjore”.

“Une kam ngritur alarmin e shkeljes se rregullave me elementare te “Sigurise medikamentoze” e “farmako vigjilences”, rregulla qe duhen respektuar me fanatizem, ndryshe se paku vihet ne dyshim siguria e efekshmeria e medikamentit.

Prandaj Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje sa me pare nje verifikim laboratorik nga Pfizer per keto doza e nje certifikim te rezultateve, gje qe duhet bere publik!”, shkruan Tritan Shehu në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje nga Kompania Pfizer te verifikoje gjendjen bioaktive te atyre dozave vaksinash te arritura ne Shqiperi pa transparence!

Kjo nevoje nuk lind vetem nga infektimi Covid i kolegut mbas 16 dite te marjes se dozes se pare (te cilit i uroj sherim te shpejte e te plote), qe e ben kategorike kete, por dhe nga gjithe ajo “Odise” e mbuluar me mister dhe paregullsi ligjore.

E kam ngritur kete shqetesim qe diten e pare:

–Asnje medikament, aq me shume nje vaksine si kjo qe kerkon kushte shume speciale rruajtje, transporti e aplikimi nuk mund te futet e te perdoret pa Certifikaten e Origjines se mallit nga Kompania Farmaceutike qe e dergon e dokumentat e tjera te domosdoshme sipas ligjit.

–Termi i perdorur ne dogane “dorazi” eshte anti ligjor, dhe te ben te mendosh per “kontrabande”.

–Agjensia e Kontrollit te Barnave, qe tregoi se realisht nuk egziston, duhej te kishte nje dosje te plote mbi te cilen te dilte Urdheri i Importit nga Titullari i Ministrise, si medikament i pa rregjistruar.

–Dhe per kete dokumentacion nuk ka asnje “konfidencialitet”, ka vetem detyrim ligjor per transparence deri ne publikim On line; asnje shtet i BE, donator e kompani farmaceutike serioze nuk mund dhe nuk do te kerkonte te kunderten.

–Eshte tjeter gje per ate qe mund ta kete paguar a sponsorizuar mallin, ajo eshte nje ceshtje tjeter dhe hyn ne kompetencat e organeve te tjera.

–Une kam ngritur alarmin e shkeljes se rregullave me elementare te “Sigurise medikamentoze” e “farmako vigjilences”, rregulla qe duhen respektuar me fanatizem, ndryshe se paku vihet ne dyshim siguria e efekshmeria e medikamentit.

Prandaj Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje sa me pare nje verifikim laboratorik nga Pfizer per keto doza e nje certifikim te rezultateve, gje qe duhet bere publik!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura