A u qëllua në ajër helikopteri i rrëzuar? Ja si përgjigjet ushtaraku

Apr 12, 2016 | 9:08
SHPËRNDAJE

Rrëzimi i helikopterit EC 145 në Liqenin e Shkodrës ka ngritur shumë pikëpyetje. Ende nuk dihet zyrtarisht se cili është shkaku i aksidentit që solli dhe humbjen e dy jetëve.

ushtaaaDrejtori në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së, Bilbil Bitri duke folur në emisionin “Opinion” tha se helikopteri ishte i dizenjuar për misione kërkim-shpëtimi.

Bitri thekson se EC 145 ishte kontrolluar para fluturimit dhe ka qenë brenda të gjithë parametrave.

Ky lloj helikopteri është i projektuar të fluturojë ulët, tha ai dhe se në asnjë nga komunikimet nuk ka pasur raport për probleme.

Pyetjes nëse a është e mundur që helikopteri të jetë qëlluar me armë zjarri në ajër, Bitri nuk pranoi të komentonte.


A u qellua helikopteri? by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura