Ministrja e Arsimit flet për lidhjet në politikë: Njohja ime me Elisa Spiropalin dhe Erion Veliajn

Jan 25, 2019 | 22:54
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, prej nga ku ka treguar eksperiencat e saj profesionale të mëparshme, para se të bëhej zv. Ministre dhe më pas ministre. 

Veliaj Spiropali dhe Shahini

Gjatë intervistës, Shahini është shprehur se ka qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin dhe e njeh Erion Veliajn prej disa vitesh.

“Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada në ’91-‘01 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Shahini.

A u largua Nikolla pas protestave të studentëve? Flet Besa Shahini: Rama bëri…

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, ka qenë e ftuar sot në emisionin Zonë e Lirë në intervistën e parë të saj.

Shahini në këtë intervistë ka folur për largimin e Nikollën nga drejtimi i ministrisë, duke thënë se vendimi i Ramës nuk erdhi nga protestat e studentëve.

50631259_803465426656476_1072847225261916160_n

Si e more lajmin e emërimit në këtë post?

Unë kam qenë zv. Ministre e Arsimit për një vite e dy muaj. Për mua nuk ishte e papritur që një ditë mund të zëvendësoja ministren, por nuk e kam pritur fare që Lindita do të largohej. Isha aty tek debati i protestës dhe studentët u pyetën nëse ishte faji i ministres Nikolla që gjërat kishin shkuar deri në atë pikë, por pjesa më e madhe e studentëve nuk e kërkuan dorëheqjen e saj. Isha në mbledhjen e Partisë Socialiste kur u bë njoftimi.

nikolla

Atëherë i bie që Rama e ka hequr kot ministren Nikolla përderisa studentët e donin atë

Jo, Lindita nuk u largua për shkak të një proteste, thjesht Edi Rama bëri disa ndryshime në qeveri të njëpasnjëshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura