A të mbron vaksina anti-COVID nga gripi? Mjeku pneumolog: Personat që e kalojnë më rëndë infektimin, kanë…

Jan 18, 2022 | 15:27
SHPËRNDAJE

Mjeku pneumolog Ardian Jorgji ka apeluar për qytetarët ta kenë parasysh se vaksina kundër COVID nuk të mbron nga gripi, ndaj ka rëndësi edhe vaksina kundër gripit.

infektivi

“Këtë vit gripi jep kontribut për keq në të gjithë botën sepse vaksinimi ndaj gripit ka qenë më i pakët. Nga ana shkencore nuk është e provuar të thuash se bën vaksinën e COVID dhe je i mbrojtur dhe nga gripi. Rastet me COVID janë shtuar. Sa i përket numrit të rasteve të shtruar në spital në vendin tonë ka dhe një karakteristike tjetër. Ka plot njerëz që zgjedhin të trajtohen në shtëpi. Këtë numër s’mund ta neglizhojmë. Në rastet e rënda nuk mjafton vetëm terapia, duhet edhe mjeku në kokë. Në ditët e para rekomandoj vetëm vitamino-terapi. Në ditët e para asgjë tjetër përveç vitamino-terapisë”, tha Jorgji në “Abc Live”.

Sipas mjekut do të ketë rritje infektimesh edhe 3 javët e ardhshme.

“Unë e shikoj problemin edhe për 2-3 javët e ardhshme. Do ketë infektime. Prandaj insistoj që kujdesja të jetë edhe më e lartë, prandaj duhet të shikojmë edhe veten tonë jo vetëm fëmijët”.

Personat që e kalojnë më rëndë COVID sipas mjekut kanë mbrojtje më të madhe.

“Është vënë re se ata që e kanë kaluar më rëndë COVID, mbrojtja e tyre ka qëndruar shumë më gjatë dhe kjo bisedë po bëhet tani edhe për Omicron”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura