A punoni më shumë se themeluesi i Facebook-ut? Ka shumë mundësi që ‘jo’ (FOTO)

Apr 21, 2015 | 13:36
SHPËRNDAJE

Shanset janë se në qoftë se përdorni internetin ka shumë mundësi të shpenzoni shumë nga koha juaj në Facebook.

Mark Zuckerberg

Por sa kohë themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, shpenzon duke punuar në Facebook HQ çdo ditë?

Një dizajner i kompanisë i është përgjigjur kësaj pyetjeje, nëpërmjet faqes se internetit pyetje/përgjigje Quora:

“Unë ulem pranë Markut në FBHQ kështu unë mund të flas nga përvoja ime”, ka shkruan Lee Byron.

Përgjigjet e në Facebook

“Ai shpesh arrin çdo mëngjes më herët se unë dhe punon deri rreth darkës. Mund të them se ai është në zyrë afërsisht 9-10 orë në ditë, 5 ditë në javë. Ndonjëherë ne kemi projekte veçanërisht emocionuese në vazhdim e sipër…dhe gjatë fundjavës Mark mund të vijë të shohë si po shkojnë gjërat”.

Pra, 10 orë në ditë, pesë ditë në javë do të bënin 50 orë, që është më shumë se një kontratë standarde me kohë të plotë (e cila është zakonisht 40 orë).

Përgjigjet në Facebook

Po ju a punoni më shumë se Mark Zuckerberg? Sa shumë mundësi që jo…!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura