A po përgatiten për dasmë në Prishtinë Marina dhe Getoari?

May 22, 2016 | 12:16
SHPËRNDAJE

Marina Vjollca para pak ditësh festoi 26-vjetorin, dhe jo pa qëllim reperi nga Kosova, Getoar Selimi, në urimin e tij për ditëlindje iu drejtua prezantueses me fjalët “my wife” (gruaja ime).

ma_1463909317-4798789Vetë Marina, duke pozuar sipër jahtit në Ulqin, ku festoi ditëlindjen me Getoarin, motrat dhe nënën e saj, iu përgjigj atij me dedikimin: “Thank you for making my birthday the best one ever! Love you Jetë”, si për të dëshmuar se tashmë ata ndihen si një familje.

Direkt pas ditëlindjes, mediat e Kosovës dhanë lajmin se paralelisht ata po përgatiten për dasmë këtë vit, edhe pse nuk është bërë ende 1 vit, që kur reperi deklaroi hapur në këngën “Tirana lifestyle” në mënyrë figurative: “Jam marinari i vetëm i krejt Marinës”. Mesa duket, Getoari i “Babastars” dhe prezantuesja e “Top Channel” ndihen vërtet shumë të dashuruar, përderisa kanë vendosur të celebrojnë historinë e tyre me martesë këtë verë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura