A po na ndihmon BE në luftën kundër koronavirus? Përgjigjet Rama: Në strategjinë afatshkurtër jemi vetëm, por…

Mar 18, 2020 | 22:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama tha se momentalisht, në strategjinë afatshkurtër, Shqipëria është vetëm në luftën kundër koronavirusit.

Në një lidhje në emisionin “Open”, i pyetur nëse BE po jep ndihmë për luftimin e virusit vdekjeprurës, kryeministri Rama u shpreh i bindur se do të ketë një unifikim, për një strategji unifikuese, por se momentalisht “kemi vetëm njëri-tjetrin”.

rama call center

Vuçiç tha se BE nuk na ndihmon dhe do i kërkojë ndihmë Kinës, ndani dhe ju të njëjtin mendim? A po na ndihmon BE?

Rama: Nëse për Presidentin e Serbisë ka tre porta, një BE, një Kina dhe një Rusia, për ne ka vetëm një portë, ajo e bashkësisë euro-atlantike, Be dhe SHBA. Për Presidentin e Serbisë është një arsye për polikë të brendshme për të ngritur në qiell Kinë dhe ulur BE. Nga pikëpamja faktike, BE është mbështetja jonë më e madhe e pandryshueshme.

Nga pikëpamja e situatës aktuale, siç po e shohim të gjithë, të gjitha vendet janë kapu gafil nga ky agresion i një armiku të padukshëm, ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë armik i dukshëm. Ka mbyllur brenda njerëzit. Është e natyrshëm që në këtë fazë të parë, vendet të jenë duke filluar ët marrin veten nga një shok i vërtetë dhe kjo është arsyeja pse kanë reagua me vonesë.

BE hap pas hapi do të unifikohet dhe jam i bindur se kur BE të jetë unifikuar dhe të ketë një qasje më të qartë në strategjinë afatmesme të kësaj lufte, nuk do të na lërë vetëm, por në strategjinë afatshkurtër jemi vetëm dhe kemi vetëm njëri-tjetrin”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura