A po luftohet krimi në Shqipëri? Rama jep shifrat: Janë goditur 9 grupe. 110 të arrestuar

Apr 30, 2018 | 23:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Tonight Ilva Tare tha se janë goditur 9 grupe kriminale, ndërsa janë mbi 110 të arrestuar.rama_tonight

Pjese nga intervista

Tare: Ministri i Brendshëm ka thënë se në Shqipëri veprojnë 40 grupe kriminale, po ndërkohë nuk është mësuar për ndonjë asgjesim të tyre?

Rama: 9 prej tyre janë ndaluar nga operacioni forca e ligjit dhe janë mbi 110 të arrestuar. Po kuptohet gjërat pozitive nuk bëjnë bujë sic bëjnë ato negative.

Tare: Po goditen grupet krimianel?

Rama: Po goditen dhe vazhdojnë të goditen pa diskutim. Dhe pastaj e kuptoni që vetëm sekuestrimi i aseteve kriminale në  vite është 5 fishi i 8 viteve te qeverisë së më parshmë. Në 8 vite u sekuestruan 27 mln euro, ndërkohë në këto  4 vite e fundit janë sekuestruar 5 herë më shumë.

Tare: A ka mbjellje kanabisi në Shqipëri?

Rama: Kanabisi është histori e mbyllur.

Tare: Po ndërkohë vazhdojnë të kapen sasi të dala nga Shqipëria

Rama: Do kapen deri në fund, deri kur të ketë.Ndërkohë është fakt që kultivim më në Shqipëri në mërmasa një lule këtu një lule atije nuk do ketë./Ora News.tv

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura