A na bën mirë apo keq pirja e kafesë? E vërteta mbi një nga pijet më të diskutuara

Jan 6, 2023 | 14:36
SHPËRNDAJE

C13DDB85-4E45-48FD-B2B9-89B6439DAC83

Nga Franko Berrino

Por a është kafeja e keqe për zemrën? Gjykuar nga takikardia që përjetojmë kur pimë shumë kafe, dikush do të thoshte po. Por në realitet jo. Takikardia e nxitur nga kafeja, ndodh sepse kafeina rrit prodhimin e hormoneve mbiveshkore, ato të stresit.

Stresi shërben për të mbrojtur njeriun nga rreziqet e botës së jashtme:kur ka rrezik, zemra rreh më shpejt për të marrë ushqimin që i nevojitet muskujve, në rast se ka nevojë për të ikur ose luftuar”, në një kohë që truri stimulohet të jetë vigjilent dhe i vëmendshëm. Me konsumin e kafesë këto efekte ndodhin, edhe pse nuk ka ndonjë rrezik të madh.

Megjithatë, një studim i madh i sapobotuar, siguron që pirja e kafesë nuk shkakton aritmi të rrezikshme kardiake, për të cilën deri më sot dyshohej shumë. Sidomos dyshohej se ajo rristerrezikun e fibrilacionit atrial. Nga ana tjetër, çdo filxhan kafe shtesë në ditë duket se zvogëlon me 3 për qind rrezikun e aritmive, përfshirë fibrilacionin atrial.

Për më tepër, një meta-analizë e kohëve të fundit tregon se ata që pinë kafe vuajnë më pak nga goditja cerebrale, veçanërisht nga goditja trombotike, një ndërlikim i shpeshtë i fibrilacionit atrial. Edhe një meta-analizë e dhjetë studimeve prospektive ka zbuluar gjithashtu një reduktim të rrezikut të hipertensionit, një shkak tjetër i rëndësishëm i goditjes në tru:2 për qind më pak rrezik për çdo filxhan shtesë.

Projekti EPIC, që ndjek shëndetin e 500.000 njerëzve në 10 vende evropiane, kishte treguar tashmë shumë qartë se ata që pinë kafe jetojnë më gjatë, mbi të gjitha janë imunë nga vdekjet  parakohshme nga sëmundjet e sistemit tretës, ndërsa reduktohen edhe sëmundjet kardiovaskulare (3 për qind më pak për çdo filxhan kafe shtesë, por konsumimi i më shumë se 3 filxhanëve nuk duket se mbron më tej).

Një meta-analizë e 40 studimeve me më shumë se 400.000 vdekje në përgjithësi, sugjeron se sasia ideale është 3 filxhanë një ditë, dhe e redukton në total me 15 për qind vdekshmërinëe hershme. Megjithëse kafeja rrit ndjeshëm sheqerin në gjak, ajo me sa duket nuk i dëmton diabetikët.

Kështu, një tjetëmeta-analizë e 10 studimeve të ardhshme, me një total prej më shumë se 80.000 diabetikësh, tregoi se ata që pinë më shumë kafe, rreth filxhanë në ditë, sesa ata që nuk e pinë fare kafenëe ul me 21 për qind vdekshmërinë, dhe specifikisht vdekshmërinë kardiovaskulare me 40 për qind.

Kafe mund të pinë edhe ata që kanë pasur një atak në zemër. Në përgjithësi, studimet sugjerojnë se ajo përmirëson prognozën. Por në Itali, gjërat shkojnë ndryshe. Dega italianee projektit EPIC tregon se me rritjen e konsumit të kafesë, rritet rreziku i sulmit në zemër apo në çdo rast i dëmtimit të arterieve koronare që kërkojnë ndërhyrje të rivaskularizimit (unaza, bypass).

Rreziku rritet me 18 për qind për 1 ose 2 filxhanë në ditë, 37 për qind për 2-4 filxhanë, 52 për qind për pesë filxhanë ose më shumë. Po pse këto dallime? Supozohet se kjo ndodh për shkak të mënyrës së ndryshme të përgatitjes së kafesë:e filtruar në Evropën Veriore, ekspres ose moka në Itali.

Në përgjithësi, kafeja rrit kolesterolin dhe trigliceridet. Por ata që pinë kafe të filtruar kanë nivele më të ulëta të kolesterolit LDL në gjak sesa konsumuesit e kafesë ekspres, megjithëse jo të gjitha studimet janë të qëndrueshme. Kafeja e filtruarn ruan një substancë – cafestol – e cila ka efekte toksike, duke ndryshuar nivelin e yndyrnave në gjak. / “Corriere della Sera” – Bota.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura