“A mundemi të merremi me seksin e ëngjëjve kur…”- Rama ftesë Kosovës nga Beogradi për t’u bashkuar në “Open Balkan”: Duhet të vijnë! Do krijohet një atmosferë më e mirë

Nov 4, 2021 | 13:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në takimin e Open Balkan në Beograd u fokusua tek avantazhet që krijon tek tregtarët aplikimi i një nisme të tillë. 

 

Teksa e cilësoi nismën si përplotësuese të Procesit të Berlinit dhe jo si zëvendësuese të tij, Rama theksoi se arritja e marrëveshjes për katër liritë ekonomike do të nxisë zhvillimin ekonomik në rajon dhe do të lehtësojë tregtinë nga burokracia e doganave.

Kryeministri gjatë fjalës së tij me ironi u shpreh se nuk mund të merren me “seksin e ëngjëjve”, ndërkohë që problematikat dhe vonesat e kalimit në kufi rëndojnë mbi ata fermerë të cilët ngrihen që në katër të mëngjesit për të prodhuar kulturat e tyre bujqësore.

Në fund të fjalës së tij Rama i bëri ftesë Kosovës së bashkohet sepse sipas tij nëse të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor marrin pjesë, atëherë në rajon krijohet dhe një atmosferë më e mirë për të trajtuar dhe çështjet e tjera.

“Fjalia që Ballkani i hapur është konkurent me Integrimin Evropian, ndërkohë që në jetën reale e cila zhvillohet jashtë fokusit të kameras ka një ndërveprim të vahdueshëm midis njerëzve realë që tregtojnë, prodhojnë dhe transportojnë, por që vuajnë peshën marramendëse të kufijve, peshë marramendëse të burokracive.

A mund të vihet në diskutim e drejta e tyre që të mund të punojnë normalisht, për shkak se dikush në kolltuk në një studio televizive komenton për luftën dhe për paqen, për Bashkimit Evropian. A mundet që e drejta e atyre që zgjohen në katër të mëngjesit dhe i lënë fëmijët në gjumë dhe shkojnë të prodhojnë në bujqësi dhe kur kthehen i gjejnë prapë në gjumë të jetë në dorë të atyre që komentojnë nga një kolltuk në studio televizive.

A mundet që këta njerëz që nga Konispoli dhe që janë pjesë e interesit të Ballkanit të Hapur, pasi për të çuar bostanët dhe manderinat në Maqedoninë e Veriu dhe në Bosnjë i bien si “Magelani”. Shto dhe orët e pritjes në kufi, me hapjen e kufirit bostani bëhet frut i thatë, hurmë arabie. A mundemi ne të merremi me seksin e ëngjëjve si ata priftërinjtë në Kostandinopojë, në një kohë kur problematikat e këtyre njerëzve janë të shumta.

Këto që diskutuam sot me kompanitë lidhen me letra që i kemi pasur në Procesin e Berlinit përpara 5 vitesh. Kush do të vijë t’i bëjë këtë, do të vijë Angela Merkel apo do të vijë Ursula. Për çfarë arsye do të torturohet një popull i tërë që prodhon. Ne jo vetëm që ne duhet të çlirojmë këta por duhet të nxisim dhe të tjerët. Ne gjuha na dallon por yakonet e burokracisë janë njësoj.

E fundit që dua të them, kur vjen fjala për Kosovën, unë e them se të gjashtat vendet duhet të vijnë dhe të bashkëpunojnë. Çështja e mosdakordësisë mes Kosovës dhe Serbisë të vijojë dialogun në Bruksel.

Është bindja ime se nëse të gjashtat vendet do të marrin pjesë do të jetë më mirë dhe atmosfera për të trajtuar çështjet e tjera. Kur unë them se shqiptarët dhe serbët janë si gjermanët dhe francezët dhe duhet të bëjnë atë që bëri Franca dhe Gjermania për Evropën. Këto dy vende e filluan nga buka, me marrëveshjen e qymyrit dhe çelikut për të zhvilluar më pas ekonominë e dy vendeve.

Kryeministri i Malit të Zi më ka thënë se nuk vjen pasi vitin tjetër presin që të futen në Bashkimin Evropian. Ne nuk e kemi informacionin që është gati, por nëse futen do të jetë një mbështetës i “Open Balkan”. Ai është shumë i lumtur që na u bashkua për zjarret ne jemi shumë të lumtur që na ndihmoi për shuarjen e zjarreve.

Në 2022-shin ose të na tregoj si u fut kaq shpejt në Bashkimin Evropian, ose të vij të futet në “Open Balkan”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura