“A mund të qajë hallet tona Belinda që ulet dhe porosit biftek 1 mijë euro”- Berisha nga Klosi: 14 maji është data e madhe, të hedhim poshtë monizmin

Mar 23, 2023 | 18:17
SHPËRNDAJE

Nga Klosi, ku prezantoi kandidatin e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë.

Berisha u shpreh se ministrja Balluku që ulet dhe porosit “biftek 1 mijë euro” nuk mund të mendojë për hallet e qytetarëve, ndërsa shtoi se 14 maji është data e madhe për të hedhur poshtë monizmin.

“Cdo udhëtim është 15 mijë euro a mund të qajë hallin e motrave tona Belinda që ulet dhe porosit biftek 1 mijë euro sa një ka a mund të qajë hallin ajo zonjë e cila po lexoja sot se disbursimet e Thesarit për një udhëtim jashtë shtetit kanë përdorur 22 mln lekë a mundet të vazhdojmë të na vjedhin në këtë mënyrë ne të na poshtërojë në këtë mënyrë, prandaj këto zgjedhje duhet të bashkohemi të mos votojmë këta hajdutë 14 maji është datë e madhe duhet të hedhim mënjanë këtë monizëm duhet të rivendosim pluralizmin, gabuam kur nuk morëm pjesë në zgjedhjet lokale por PD nuk i bojkoton më kurrë zgjedhjet të bëjmë gjithçka, vendosja e Bedri Hoxhës si qytetar i parë i Klosit është vendosje e pluralizmit. Është në duart tuaja ky ndryshim i madh ndaj dhe duhet të bashkohemi të trokasim në cdo derë nuk duhet të harrojmë se propaganda e qeverisë është toksike kjo një kontroll policor mbi mediat ata ushtrojnë ndaj jush tiraninë e manipulimit a e pata sot ata kanë një skuadër pseudo analistësh të cilët dalin nga ekrani në e ka duke shpifur dhe trilluar”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura