A mund të mbetet shtatzënë femra gjatë menstruacioneve? Përgjigjen ekspertët

Dec 13, 2017 | 15:22
SHPËRNDAJE

Gjithmonë kur kryeni marrëdhënie seksuale përdorni duhet të forma kontracepsioni.

Përgjigjja nëse mundesh apo jo të mbetesh shtatzënë, është që po mundeni të mbeteni shtatzënë. Nuk ekziston koha kur është plotësisht e sigurt të praktikohet seksi i pambrojtur.

Shanset që të mbeteni shtatzënë gjatë kohës së menstruacioneve janë më të vogla se në fazat e tjera ciklit, mirëpo megjithatë ato shanse ekzistojnë, janë reale.

Shpjegime :

-Femrat kanë cikle shumë të ndryshme menstruale dhe shumica kanë gjakrrjedhje (kjo nuk është menstruacion) midis ciklit.

-Stresi, sëmundja dhe rrethanat e tjera mund të shkaktojnë mungesën e gjakrrjedhjes apo gjakrrjedhje para menstruacioneve të vërteta, ndaj është e lehtë të gabohet se kur i keni pasur herën e fundit.

-Ovulacioni nuk është i sigurt

-Spermatozoidet jetojnë gjatë

Hulumtimet kanë treguar që spermatozoidet në trup mund të mbijetojnë edhe deri në 7 ditë, edhe pse jetesa e tyre mesatare është 3–4 ditë. Shtatzënia gjatë kohës së menstruacioneve është e mundshme edhe për këtë shkak pasi që spermatozoidet mund të jetojnë edhe deri në disa ditë, ndërkaq juve mund t’ju ndodhë që të ovuloni shpejt pas menstruacioneve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura