“A keni ju dashnore?”, Ermal Mamaqi vë në siklet kryeministrin në emisionin e tij

Nov 22, 2018 | 12:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të jetë i ftuari i radhës në emisionin “Xing me Ermalin”.

ermali]

Gjatë intervistës, moderatori Ermal Mamaqi e ka pyetur kryeministrin: “Zoti Ramush, a keni ju dashnore?”. E duket se kjo pyetje e drejtpërdrejtë e ka vënë në siklet Haradinajn.

Kreu i qeverisë e dha përgjigjen, por me sa duket mund të mos e marrim vesh kurrë, pasi ai ngrihet në këmbë dhe ia thotë në vesh Ermalit.


Përmes një videoje Ermali ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” momentet më pikante nga emisioni i cili është regjistruar gjatë kësaj jave.

Këtë të shtunë do të jetë e pranishme edhe bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura