A keni gisht në sulmet me vezë ndaj Lulzim Bashës? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Jan 20, 2022 | 22:37
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha mohoi të jetë ai organizatori i sulmeve me vezë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përmes një interviste të dhënë për Ora News, Berisha u shpreh se reagimi i njerëzve ndaj Bashës ka të bëj me inatin e atyre që janë zhgënjyer ndaj dikujt që e mbështetën për 8-vite.

berisha

“Partia Demokratike është Parti Demokratike, është shumë e qartë kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër, se zoti Basha përfaqëson pengun e Edi Ramës. Basha ka bërë një anti-Kuvend, kryetari është zyrtar i cili nuk mund të thotë se unë nuk pashë dhe nuk dëgjova 1958 delegatë në vend të 5004.

Motivohem çdo ditë e më shumë nga këto zhvillime që tejkalojnë fantazinë e Markezit, nuk mund të gjesh një personazh që thotë 1958 janë 5004. Mos harro se i mbyti në gaz dhe i trajtoi në mënyrën më barabare.

Nuk merrem unë kurrë me atë, por ai ka prit ata që vinin në shtëpinë e tyre me gaz dhe me blinda. Këto nuk janë të policisë janë të bandës së tij. Sa do vazhdoj inati i njerëzve, nuk e di. Është gjithçka spontane ndaj një njeriu që e kishin mbështetur për 8-vite. Kur e gjuajnë me vezë inat është”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura